DISKUTOHET PËR SIGURIMIN SHËNDETËSOR TË POLICËVE TË KOSOVËS

Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku sot është takuar me ministrin e Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa dhe kryetaren e sindikatës së Policisë së Kosovës Valbona Kamberi.

Në këtë takim është diskutuar për sigurimet shëndetësore dhe jetësore të policëve të Kosovës.

Ndryshe për mungesën e sigurimit shëndetësor të policëve të Kosovës, shpesh ka pasur kritika karshi institucioneve të Kosovës.