Drejtuesit e Sindikatës të Policisë së Kosovës, sot më 30.04.2018 pritën në takim delegacionin e Sindikatës të Policisë së Maqedonisë (MPS)

Drejtuesit e Sindikatës të Policisë së Kosovës, sot më 30.04.2018 pritën në takim delegacionin e Sindikatës të Policisë së Maqedonisë (MPS), të cilin e përbënin Aco Antovski, kryetar, Hrizentema Rendevska, kryetare e Seksionit të femrave sindikaliste (MPS), Vullnet Pocesta, ndihmës I sekretarit të përgjithshëm të MPS dhe Leunora Vejseli, anëtare e SF të MPS.
Takimin e kryesoi kryetarja e SPK-së Valbona Kamberi. Në takim u diskutuan shumë tema me interes të dy sindikatave, për intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, me theks të posaçëm për pozitën e femrave, mbrojtjen e të drejtave të tyre në vendin e punës dhe shumë çështje tjera.
Pas këtij takimi delegacioni vizitoi Drejtorinë për Mbështetje të Trajnimeve në Policinë e Kosovës, me ç`rast i priti drejtori i kësaj drejtorie Nënkolonel Zylfije Krasniqi Dema.