Drejtuesit e Unionit të Bizneseve Shqiptaro & Gjermane u takuan me kryesin e SPK-së

Drejtuesit e Unionit të Bizneseve Shqiptaro & Gjermane, z. Bekim Brestovci drejtor ekzekutiv dhe z. Mufail Sinani kordinator, me datë 17.05.2018 vizituan Sindikatën e Policisë së Kosovës. Ata u pritën nga drejtuesit e sindikatës, kryesuar nga Valbona Kamberi, kryetare. Qëllimi i vizitës ishte vendosja e bashkëpunimit me Sindikatën e Policisë. Drejtori ekzekutiv dhe kordinatori i njoftuan drejtuesit e sindikatës me veprimtarinë e deritashme të unionit, si dhe nga ana e drejtuesve të kësaj sindikate u njoftuan me aktivitetet e deritashme të kësaj sindikate. Në këtë drejtim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë.