Lojrat sportive – Peja 2018 në shenjë respekti për zyrtarët rënë në detyrë

Këshilli Drejtues i SPK dhe këshilli organizativ për organizimin e edicionit të VI-të të lojërave sportive të SPK, ka vendosur që përveç tri vendeve të para që do tu ndahen kupa, kësaj radhe do të ndahen edhe kupat për FER PLAY, lojtarin, portierin dhe golashënuesin më të mirë.
Këshilli organizativ në bashkëpunim me përfaqësuesit e ekipeve që arrijnë në gjysmë finale do të përkujdeset për përzgjedhjen e më të mirëve dhe do të evidentoj golat e shënuar për të shpallur golashënuesin më të mirë.


Me datë 15 – 16.11.2018 përmbyllen me suksese lojërat sportive të edicionit të VI-të – Peja 2018
Dhe u ndanë këto shpërblime:
• Vendi i I DRP Prishtinë
• Vendi i II DRP Ferizaj
• Vendi i III i takoi DRP Gjakovë

• FER Play – NJSO DPP
• Golashënuesi më i mirë u zgjodh Besart Berisha nga DRP Prishtinë
• Portieri më i mirë u zgjodh Pajtim Bislimi nga DRP Ferizaj
Me këtë rast falënderojmë për mbështetje Kryetarin e Komunës së Pejës z. Gazmend Muhaxhiri dhe Qendrën sportive BOBI.
Stafi i Sindikatës së Policisë së Kosovës falënderon të gjithë për pjesëmarrje në edicionin e VI-të të lojërave sportive – Peja 2018.