Ministri Gashi priti në takim nënkryetarin e Sindikatës së PK-së 

Prishtinë, 14 maj

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Bejtush Gashi, ka pritur në takim z. Shaban Tasholli, nënkryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës.

Në këtë takim, ministri Gashi dhe z. Tasholli biseduan lidhur me kushtet e punës dhe mirëqenien e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Gjatë këtij takimi, ndër të tjera u bisedua edhe për sigurimet shëndetësore dhe njohjen e përvojës së punës së policëve gjatë viteve të nëntëdhjeta.

Ministri Gashi u zotua se Ministria e Punëve të Brendshme do të japë mbështetjen e saj në realizimin e kërkesave të parashtruara nga Sindikata PK-së, gjë që do të ndihmonte avancimin e mëtejmë të Policisë së Kosovës.