Sesion informues me gratë sindikaliste të Policisë së Kosovës

Gjakovë, 1 Dhjetor 2018 – Sesion informues me gratë sindikaliste të Policisë së Kosovës. Sindikata e Policisë së Kosovës në vazhdën e aktiviteteve të këtij viti, organizoi kete sesion me qëllim funksionalizimin e Rrjetit të Gruas së SPK dhe ngritjen e kapaciteteve të grave sindikaliste.

Sesioni është i organizua në bashkëpunim me PEN – Peer Educators Network dhe Qendrën për Politika dhe Avokim. Përfaqësuesit e PEN dhe QPA Milaim Morina dhe Erblin Ajdini janë pjesëmarrës në sesion. Po ashtu, në sesion pjesëmarrëse është edhe Shukrije Rexhepi, kryetare e Rrjetit te Gruas te BSPK-se.

Këto aktivitete gjatë vitit të ardhshëm do të intensifikohen dhe do të vazhdojnë në të gjitha regjionet me qëllim të avancimit të pozitës së gruas sindikaliste.

Ky sesion financohet nga Olof Palme International Center dhe mbështetet nga Qeveria Suedeze.