Sesioni informues u mbajt në sallën e konferencave “Orion” në Prishtinë

Sindikata e Policisë së Kosovës, në kuadër të projektit të mbështetur nga Olof Palme International Center ka organizuar ‘Sesionin Informues’ në Shoqatën Sindikale të Drejtorisë se Përgjithshme ne Policinë e Kosovës.
Sesioni informues u mbajt në sallën e konferencave “Orion” në Prishtinë.
Në këtë sesion, u diskutua për strukturën e sindikatës në qendër dhe degët sindikale. Fokus i veçantë i trajnimit ishte edhe formimi i komiteteve të grave nga secila degë, për rritjen e pjesëmarrjes së grave sindikaliste në struktura vendimmarrëse si dhe përfshirjen e tyre në dialog social.
Ndër tjera, temat e përzgjedhura të këtij sesioni informues janë: “Funksionalizimi dhe ngritja e kapaciteteve të Rrjetit të gruas” – SPK, “Perspektiva gjinore” – PEN (Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë), “Struktura e dialogut social” – QPA (Qendra për Politka dhe Avokim).
Sesione të tilla informative do të organizohen edhe në regjionet tjera të Sindikatës së Policisë së Kosovës.