Sindikata e Policisë së Kosovës dhe “American Hospital Kosova” firmosën Memorandumin për bashkëpunim

Me datë 30.03.2018 Sindikata e Policisë së Kosovës dhe “American Hospital Kosova” firmosën Memorandumin për bashkëpunim. Spitali Amerikan si ofrues i shërbimeve për anëtarët e Sindikatës të Policisë së Kosovës dhe anëtarët e ngushtë të familjeve të tyre ofron zbritje në te gjitha shërbimet mjekësore prej 20%. Për analizat laboratorike ose tjera që nuk kryhen nga Spital, por janë shërbim i jashtëm, nuk aplikohen zbritje (0%), si dhe për shërbimet që lidhen me IVF, për impiantet, medikamentet dhe materialet e tjera shpenzuese nuk aplikohet zbritja (0%). Paketat dhe fushatat e ndryshme që i aplikon Spitali, e përjashtojnë aplikimin e zbritjes sipas përqindjeve të lartpërmendura. Zbritjen sipas këtij memorandumi e përjashtojnë edhe zbritjet e aplikuara sipas cilësdo bazë tjetër (nuk aplikohet zbritje e dyfishtë). Palët pajtohen se Institucioni Shëndetësor do ta përcaktojë kategorinë e një shërbimi dhe/ose materiali. Ofruesi i Shërbimit ofron shërbimin e autoambulancës në përputhje me tarifat e aplikueshme.
Palët dakordohën se për 30 anëtarë të Sindikates të Policisë me pagë prej 250 EUR.(me shkronja: dyqind e pesëdhjetë Euro), me kërkesë të vecantë të personit të autorizuar të Marrësit të shërbimit do të përfitojnë zbritje shtesë, përveç uljes prej 20%.