Sindikata e Policisë së Kosovës organizon edicionin e VII -të të lojërave sportive në përkujtim të zyrtarëve të rënë në kryerje të detyrës

Në shenjë respekti për zyrtarët e rënë në kryerje të detyrës me datë 19 – 20.10.2019 u përmbyllen me suksese lojërat sportive të edicionit të VII-të Gjilani 2019.


Në hapje të këtij eventi sportiv të pranishëm kanë qenë familjar të policëve të rënë në detyrë, epror të lartë nga Drejtoria e përgjithshme e Policisë së Kosovës, epror nga Drejtoria Rajonale e policisë së Kosovës në Gjilan, zyrtar Komunal. Po ashtu në këtë event sportiv kanë marr pjesë mysafir të Sindikatave policore nga Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia. Shtatëmbëdhjetë ekipe futbolli nga të gjitha drejtorit e Policisë së Kosovës kanë treguar përgatitje dhe cilësi të larta sportive.

U ndan këto shpërblime:
• Vendi i I DRP Prishtinë
• Vendi i II NJSO Mirovice
• Vendi i III DSOP
• Lojtari më i mirë u zgjodh Egzon Abazi nga DRP Prishtinë
• Portieri më i mirë u zgjodh Gani Konjuhi nga DRP Prishtine
Me këtë rast falënderojmë për mbështetje Kryetarin e Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri me stafin e tij , Federaten e Futbollit të Kosoves me kryetarin Agim Ademi, A.R. Katana, Tali Compani, restoran “Bujana”, kompanin Bejta Comerc, kombinatin e duhanit Premium Tobaco, Agjencionin turistik Egnatiaa, Agjencionin Turistik Perparimi, Dino Company Lipjan dhe te tjeret.
Stafi i Sindikatës së Policisë së Kosovës falënderon të gjithë për pjesëmarrje në edicionin e VII-të të lojërave sportive – Gjilani 2019.