U përmbyll me sukses projekti për funksionalizimin, ngritjen e kapaciteteve dhe fuqizimin e rrjetit të grave sindikaliste



U përmbyll me sukses projekti për funksionalizimin, ngritjen e kapaciteteve dhe fuqizimin e rrjetit të grave sindikaliste në Sindikatën e Policisë së Kosovës. Ky aktivitet u organizua dhe realizua në tre mujonin e fundit të vitit 2018.
Më 20 Tetor u mbajt konferenca rajonale e seksioneve të femrave të sindikatave të policisë. Këtë konferencë e mbështeti Olof Palme International Center (OPIC) dhe Friedrich Ebert Stiftung (FES Kosova). Në konferencë u trajtua tema “Të drejtat dhe pozita e femrave të punësuara në polici dhe mbrojtja e të drejtave të tyre në punë” dhe fuqizimi i bashkëpunimit dhe këmbimit të përvojave të seksioneve të femrave të sindikatave të policisë nga rajoni. Pjesëmarrës në konferencë ishin edhe delegacionet e seksioneve të femrave të sindikatave të policisë të Malit të Zi, Kroacisë, Shqipërisë, Maqedonisë, BSPK-së dhe federatave tjera sindikale vendore.
Si vazhdimësi e konferencës, mbështetur nga Olof Palme International Center (OPIC) janë mbajtur edhe dy sesione informuese me përfaqësueset femra sindikaliste. Sesioni i parë informues është mbajtur më 26 Nëntor 2018 në Prishtinë dhe sesioni i dytë informues është mbajtur më 1 Dhjetor 2018 në Gjakovë. Në këto dy sesione janë përfshi përfaqësueset e të gjitha shoqatave sindikale.
Projekti u realizua dhe u përmbyll me sukses të plotë.
Falënderojmë Olof Palme International Center (OPIC) dhe Friedrich Ebert Stiftung (FES Kosova) për mbështetje.
Po ashtu, falenderojmë edhe partnerët e Sindikatës të Policisë së Kosovës Rrjetin e Edukatorëve Bashkëmoshatarë dhe Qendrën për Politika dhe Avokim për bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe mbështetjen për realizimin e suksesshëm të këtyre aktiviteteve.