Kryetari i Sindikatës së Policisë së Republikës së Kosovës, z. Imer Zeqiri, ishte i ftuar nga presidentit i Shoqatës Ndërkombëtare të Policisë – IPA, z. Skender Doda, në Kongresin e IV-të të Shoqatës Ndërkombëtare të Policisë (IPA) – Seksion Albania që u mbajt më datë 18-20.03.2022 në Tiranë e Durrës.
Në këtë aktivitet ishin të ftuar personalitete si dhe përfaqësues të Seksioneve Kombëtare nga vende të ndryshme të Evropës dhe SHBA.
Në ketë kongres është diskutuar për punën, aktivitetet dhe rezultatet e arritura nga të gjitha shoqatat anëtare të IPA-së si dhe mundësia për anëtarësim edhe të policive tjera rajonale dhe ndërkombëtare.
Sindikata e Policisë së Kosovës e përfaqësuar nga Kryetari, Z. Imer Zeqiri dhe përfaqësuesi nga Policia e Kosovës, Z. Anton Cena, gjatë kontakteve dhe diskutimeve të hapur kanë kërkuar nga të gjithë pjesëmarrësit e shteteve të ndryshme që ishin prezent, që të na përkrahin në anëtarësimin edhe të Policisë së Kosovës në ketë institucion të rëndësishëm ndërkombëtar.
Ky kongres është përciellur nga Televizioni Publik i Kosovës (RTK).




















