Nënshkruhet marrëveshja mes Sindikatës së Policisë së Kosovës dhe asaj të Spitali Special për Rehabilitim të Përgjithshëm “BANJA E KLLOKOTIT” SH.P.K. Kllokot
Sot me 31 mars 2022, në ambientet e Spitalit Special për Rehabilitim të Përgjithshëm “BANJA E KLLOKOTIT” SH.P.K. Kllokot, nga Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Z. Imer Zeqiri dhe nga drejtori i Spitalit Special për Rehabilitim të Përgjithshëm “BANJA E KLLOKOTIT” SH.P.K. Kllokot, z. Nezir Rexhepi, duke u mbështetur në kërkesën e Sindikatës së Policisë së Kosovës, u nënshkrua Marrëveshja e bashkëpunimit që Spitali Special për Rehabilitim të Pergjithshëm “BANJA E KLLOKOTIT” SH.P.K. Kllokot, ka pranuar t’ua ofrojë mundësin anëtarëve sindikal të Policisë së Kosovës që t’i shfrytëzojnë shërbimet e kësaj Banje në Kllokot.
Në ketë marrëveshje janë të përfshira të gjitha shërbimet standarde të Banjës duke filluar nga trajtimi i pacientëve me terapi adekuate fizikale ku përfshihen: Kontrollimi mjekësor, fjetja, ushqimi dhe terapitë e përcaktuara nga mjeku, me çmimin prej 19 euro për 24 orë.
Kjo marrëveshje e përbashkët ka për qëllim që shërbimet e Banjës mund të shfrytëzohen nga anëtarët e Sindikatës së Policisë së Kosovës, duke prezantuar vërtetimin e lëshuar nga udhëheqja e Sindikatës së Policisë së Kosovës sipas kontratës se re të nënshkruar sot.
Sindikata e Policisë se Kosovës përherë do të jetë afër çdo zyrtari policor për të ofruar mbështetje të vazhdueshme për të gjithë anëtarët sindikal të Policisë së Kosovës.
Informacionet më të hollësishme mund t’i gjeni në marrëveshjen e publikuar në web faqe (www.spk-rk.eu) tek rubrika “Marrëveshjet”.



0
Personat e arritur
0
Angazhimet
Promovo postimin
Pëlqej
Komento
Ndaj






