Z. Avni Tahiri, Kryetar i Shoqatës Sindikale të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Jugut, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë farmaceutike ‘Lutea’, ‘Gentiana’ dhe ‘Lutea I ’, ‘Gentiana I’ në Mitrovicë.
Kjo marrëveshje ka për qellim që t’u mundësoj të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të cilët janë anëtarë të Sindikatës së Policisë së Kosovës nga Regjioni i Mitrovicës që të furnizohet me barna pediatrike me zbritje deri 15% nga çmimi i shitjes si dhe në barnat kronike dhe akute 5% nga çmimi i shitjes.
Informacionet më të hollësishme mund t’i gjeni në marrëveshjet e publikuar në web faqe tek rubrika “Marrëveshjet”.






