Me ftesë të Kryetarit të Sindikatës së Policisë të Maqedonisë së Veriut Z. Marijan Kicev, delegacioni i Sindikatës së Policisë së Kosovës z. Imer Zeqiri-Kryetar, z. Bekim Jakupaj, z. Avni Tahiri dhe z.Besim anëtar të Këshillit Drejtues kanë marrë pjesë në organizimin e lojërave të 20-ta sportive të Policisë së Maqedonisë. Pjesëmarrës në këtë organizim ishin edhe shtetet e rajonit dhe të Evropës.
Gjatë këtij organizimi, delegacioni i Sindikatës së Policisë së Kosovës ka realizuar takim pune me Kryetarin e Sindikatës së Policisë të Maqedonisë së Veriut Z. Marijan Kicev, me Kryetarin e Këshillit Evropian të Sindikatave të Policisë z. Ricardo Valadas dhe Sekretarin Gjeneral Jesus Lira Calvo me qëllim të bashkëpunimit dhe anëtarësimit të Sindikatës së Policisë së Kosovës në familjen e Sindikatave të Evropës. Takimi ishte shumë konstruktiv dhe shpresëdhënës drejt realizimit të qëllimit tonë.
Po ashtu gjatë këtij organizimi jemi takuar edhe me Kryetarin e Maqedonisë Veriut z. Stevo Pendarovski dhe me Ministrin e Punëve të Brendshme z. Oliver Spasovski të cilët na uruan për punën dhe bashkëpunimin në mes të dy Sindikatave.










