Me datën 03.10.2022, me kërkesën e Sindikatës së Policisë së Kosovës, është mbajt takim me z. Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme ku janë diskutuar kërkesat për përmirësimin e mirëqenies së pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, kurse me theks të veçantë është diskutuar çështja e ndërhyrjes në organizimin sindikal nga ana e Thesarit të Kosovës.
Për këtë çështje Ministri MPB-së ka premtuar se do të takohet më Ministrin e Financave për të diskutuar së çka në të vërtetë ka ndodhur në ndërhyrjen që është bërë në Sindikatën e Policisë së Kosovës.
Duke vlerësuar se Policia e Kosovës është institucioni i vetëm i sigurisë në vend dhe duke vlerësuar se është shumë e nevojshme të mbështetet dhe përkrahet më qëllim të përmirësimit të kushteve dhe mirëqenies, si dhe duke konstatuar se ndërhyrja e fundit nga Thesari i Kosovës, është bërë në mënyrë të kundërligjshme, më datë 05.10.2022, Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, z. Imer Zeqiri ka dërguar një kërkesë te Kryeministri i Republikës së Kosovës, te Ministri i MPB-s dhe te Ministri i Financave.
Në vijim gjeni shkresën zyrtare.
Kërkesë për Kryeministrin,Ministrin e MPB-së dhe Ministrin e Financave






