E diel, 26 Prill, 2026
No Result
View All Result
ENGLISH SRPSKI
Sindikata e Policisë së Kosovës
Italian Trulli
  • BALLINA
  • Komunikatat
  • Visioni/Misioni
  • Statuti
  • Dokumente
  • Ligji i Policisë
  • Forma-Kërkesë
  • E-MAIL
  • Galeria
  • Kontakti
  • BALLINA
  • Komunikatat
  • Visioni/Misioni
  • Statuti
  • Dokumente
  • Ligji i Policisë
  • Forma-Kërkesë
  • E-MAIL
  • Galeria
  • Kontakti
No Result
View All Result
Sindikata e Policisë së Kosovës
10 Mars, 2023

Të nderuar anëtarë të këshillit drejtues dhe përfaqësues të DMO-së dhe Flotës

Komunikatë për media
Ju njoftojmë se pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të datës 03.03.2023 dhe analizimit të pakënaqësive lidhur me pagat, ligjin e pagave, klasifikimin për stafin civil dhe shtesën e rrezikshmërisë për zyrtarët policor, ne dolëm me konkluzionet dhe kërkesat e qarta për Qeverinë e Kosovës të cilat janë drejtuar me shkrim te Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ministri i financave, Ministri i MPB-së dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Afati i kërkesave tona për reflektimin e Qeverisë ishte data 10.03.2023.
Andaj lidhur me kërkesat tona, Qeveria e Republikës së Kosovës ka reflektuar menjëherë duke kërkuar nga menaxhmenti i lartë i policisë që brenda institucionit policor të formojë grupin punues që të merret me vërejtjet dhe kërkesat e sindikatës me qëllim të përmirësimit të klasifikimit te njësitë e stafit civil dhe vlerësimit të rrezikshmërisë te zyrtarët policorë.
Kryesia ekzekutive e sindikatës ju njofton se gjatë tërë javës e kemi përcjellë punën e grupit punues, kemi qenë në kontakt me ata dhe me të gjithë të pakënaqurit nga të cilët kemi pranuar ankesat me shkrim dhe verbalisht, të cilat i kemi përcjellë edhe te menaxhmenti policor dhe te grupi punues.
Ne, me datë 08.03.2023, jemi njoftuar se është punuar dhe përfunduar lista me kërkesa dhe përmirësime për shtesën e rrezikshmërisë e cila është dërguar në MPB dhe është konfirmuar se rrezikshmëria do të ekzekutohet në mënyrë retroaktive edhe për muajin Shkurt për të gjithë.
Me datë 09.03.2023 po ashtu jemi njoftuar se është punuar dhe dërguar, në MPB, lista për stafin civil me kërkesat për përmirësim të klasifikimit dhe shtesave tjera për punë të veçanta.
Andaj duke parë se kërkesat tona kanë qenë të arsyeshme dhe serioze, MPB ka dalë me një njoftim publik duke njoftuar se ka flluar punën në korrigjimin e mospërputhjeve eventuale ndërmjet klasifikimeve që kanë qenë duke u zbatuar në sistemin e vjetër dhe në këtë që ka filluar së zbatuari në muajin Shkurt( shih njoftimin nga MPB-ja në bashkëngjitje).
Pas reflektimit të Qeverisë dhe MPB-së, konsiderojmë se kemi marr përgjigje në kohën optimale dhe jemi të obliguar që të presim deri me pagën e muajit Mars, ose deri në pranimin e ndonjë informate të saktë rreth zhvillimeve lidhur me kërkesat tona, por asnjëherë duke mos u ndalur në angazhimin tonë të përbashkët deri në realizimin e kërkesave tona.
Nga ju, anëtarët e këshillit drejtues dhe përfaqësuesit e DMO-së dhe Flotës, kërkojmë që t’i njoftoni të gjithë përfaqësuesit e stacioneve policore dhe njësive sindikale në kuadër të përgjegjësive të juaja.
—-
Në vazhdim gjeni njoftimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme
Njoftim lidhur me procesin e korrigjimit/ përshtatjes së mospërputhjeve eventuale ndërmjet sistemit të vjetër të pagave dhe sistemit të ri të pagave, pas hyrjes në fuqi të Ligjit Nr.08/L – 196 për Pagat në Sektorin Publik
Në zbatim të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Nr. 04/128 të datës 16.02.2023, Ministria e Punëve të Brendshme/Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve/Thesari i Shtetit, ka filluar punën në korrigjimin e mospërputhjeve eventuale ndërmjet klasifikimeve që kanë qenë duke u zbatuar në sistemin e vjetër dhe në këtë që ka filluar së zbatuari në muajin shkurt e që rrjedhë nga pasojat juridike të hyrjes në fuqi të Ligjit Nr.08/L – 196 për Pagat në Sektorin Publik.
Ministria e Punëve të Brendshme/Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë (MPB/DMZP), njofton të gjitha palët se me kohë ka dërguar njoftim me shpjegimet përkatëse në të gjitha njësitë e menaxhimit të burimeve njerëzore, ku është bërë e njohur procedura, adresa ku dorëzohen kërkesat, dokumentet e nevojshme që mbështesin kërkesat/pretendimet e palëve etj. Në këtë adresim, është prezantuar adresa elektronike zyrtare ku dorëzohen kërkesat (info.dmzp@rks-gov.net), në të cilën, njësitë e menaxhimit të burimeve njerëzore, janë udhëzuar që të bëjnë përmbledhjen e kërkesave individuale për të cilat kërkohet rishikim dhe eventualisht korrigjim i mospërputhjeve dhe më pas, dorëzim të kërkesave të përmbledhura në DMZP, nga njësitë e burimeve njerëzore. Për lehtësi dhe efikasitet, kërkohet që maksimalisht kërkesat në DMZP, të dorëzohen të përmbledhura përmes njësive përgjegjëse për menaxhimin e burimeve njerëzore.
Për aq sa kanë ndodhur mospërputhje, DMZP njofton opinionin se të gjitha pasaktësitë që nuk janë shkaktuar nga mungesa e klasifikimit të vendeve të punës, në përputhje me Ligjin Nr.08/L – 196 për Pagat në Sektorin Publik dhe Vendimin e Qeverisë Nr. 04/128 të datës 16.02.2023, do të korrigjohen dhe të gjitha vlerat e minusuara nga mospërputhjet, do të kompensohen në mënyrë retroaktive. Nga ana tjetër, të gjitha pretendimet për gabime që rrjedhin si pasojë e mungesës së akteve të brendshme mbi klasfikimin e vendeve të punës nëpër institucionet që ndikohen nga Ligji Nr.08/L – 196 për Pagat në Sektorin Publik, do të adresohen në procesin e përmbylljes së klasifikimit të vendeve të punës në institucionet publike në momentin e miratimit dhe hyrjes në fuqi të tyre.
MPB do të mbajë të informuar opinionin deri në përmbylljen e procesit për aq sa është shpjeguar më lartë.
52
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Postimi i mëparshëm

Kërkesë nga Sindikata e Polocisë së Kosovës drejtuar Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Z. Albin Kurti

Postimi tjetër

Lista e bizneseve që kanë ofruar zbritje për sindikalistet e PK-së

Te Fundit

Me kërkesë të Sindikatës së Policisë së Kosovës, me datë 25.01.2024, në drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Kosovës është mbajtur takimi me përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe të udhëhequr nga Zonja Margaret Belof.

Komunikata për media nga Sindikata e Policisë se Kosovës, suspendime te ngutshme dhe pa bazë  te zyrtareve policor dëmtojnë rendë institucionin e policisë se Kosovës

by SPK
27 Shkurt, 2026
0

Komunikata për media nga Sindikata e Policisë se Kosovës, suspendime te ngutshme dhe pa bazë  te zyrtareve policor dëmtojnë rendë...

Pjesëmarrja e SPK-së në Punëtorinë Sindikale të BSPK-së

Pjesëmarrja e SPK-së në Punëtorinë Sindikale të BSPK-së

by SPK
25 Shkurt, 2026
0

Sindika­ta e Policisë së Kosovës mori pjesë në Punëtorinë Sindikale dyditore të organizuar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të...

Sindikata e Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Departamentin e Trajnimeve të Policisë së Kosovës, ka mbështetur organizimin e punëtorisë dy-ditore për instruktorët e Policisë së Kosovës, me fokus në qasjet bashkëkohore në mësimdhënien policore.

Sindikata e Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Departamentin e Trajnimeve të Policisë së Kosovës, ka mbështetur organizimin e punëtorisë dy-ditore për instruktorët e Policisë së Kosovës, me fokus në qasjet bashkëkohore në mësimdhënien policore.

by SPK
25 Shkurt, 2026
0

Në hapjen e punëtorisë morën pjesë Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, z. Avdi Hoti, si dhe Nënkryetarja, znj....

Me kërkesë të Sindikatës së Policisë së Kosovës, me datë 25.01.2024, në drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Kosovës është mbajtur takimi me përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe të udhëhequr nga Zonja Margaret Belof.

Sindikata e Policisë së Kosovës konstaton se çdo lajmërim i rremë ndaj zyrtarëve policorë duhet të ndëshkohet për lajmërim të rremë

by SPK
25 Shkurt, 2026
0

Sindikata e Policisë së Kosovës përgëzon punën profesionale të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) lidhur me rastin e fundit, ku...

Postimi tjetër
Lista e bizneseve që kanë ofruar zbritje për sindikalistet e PK-së

Lista e bizneseve që kanë ofruar zbritje për sindikalistet e PK-së

© 2022 Sindikata e Policise se Kosoves.

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Komunikatat
  • Visioni/Misioni
  • Statuti
  • Dokumente
  • Ligji i Policisë
  • Forma-Kërkesë
  • E-MAIL
  • Galeria
  • Kontakti

© 2022 Sindikata e Policise se Kosoves.