Me kërkesë të Sindikatës së Policisë së Kosovës, me datë 25.01.2024, në drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Kosovës është mbajtur takimi me përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe të udhëhequr nga Zonja Margaret Belof.
Nga Policia e Kosovës, në këtë takim kanë marrë pjesë menaxhmenti i lartë i PK-së zonja Taibe Canolli Drejtoreshë e Departamentit të Burimeve Njerëzore, z. Fehmi Xhata Drejtor i Departamentit të Kufirit, Drejtor i Kabinetit të Drejtorit të Përgjithshëm z. Berisha dhe z. Imer Zeqiri Kryetari i Sindikatës së Policisë.
Në këtë takim u diskutuan çështje me rendësi për Policinë e Kosovës dhe pjesëtarët e saj si mundësitë e mbështetjes me trajnime, shkëmbim të përvojave dhe praktikave apo donacione të ndryshme që mund të ofrohen nga shteti mik i Britanisë së Madhe.
Gjithashtu Kryetari i Sindikatës njoftoi znj. Belof për gjendjen dhe kërkesa me prioritet që do të përmirësonin kushtet dhe mirëqenën e Policisë së Kosovës. Njëkohësisht përfaqësuesit e ambasadës u informuan për veprimtarinë e Sindikatës së Policisë së Kosovës si, duke çmuar përvojën britaneze rreth aktiviteteve sindikaliste nga sindikata u parashtrua kërkesë për krijimin e mundësisë me qëllim të koordinimit dhe shkëmbimit të përvojave sindikale me Sindikatat Policore në Britaninë e Madhe.
Policia e Kosovës çmon lartë mbështetjen ndër vite të Britanisë së Madhe për Policinë e Kosovës.






