Sot më 25.06.2024 kryesia ekzekutive e Sindikatës së Policisë së Kosovës Nënkryetari z.Avdi Hoti dhe Nënkryetarja e dytë znj.Edita Azemi pritën në takim kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës z.Atdhe Hykolli.
Në takim u diskutuan çështjet me rëndësi për anëtarësinë dhe bashkëpunimin ndërmjet Federatës së Sindikatës së Policisë së Kosovës dhe Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës. Po ashtu u diskutua lidhur me kërkesat e Sindikatës së Policisë së Kosovës drejtuar Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Qeverisë së R.Kosovës, ku nga kryetari z.Hykolli u përkrahën kërkesat dhe përpjekjet e Sindikatës së Policisë së Kosovës në drejtim të përmbushjes së këtyre kërkesave. Si çështje tjetër u diskutua edhe kontrata kolektive e përgjithshme në nivel vendi dhe po ashtu edhe kontrata kolektive sektoriale për Policinë e Kosovës.
Kryesia ekzekutive e falënderoi kryetarin z.Hykolli për përkushtimin dhe mbështetjen e dhënë Sindikatës së Policisë së Kosovës në të gjitha proceset po ashtu edhe në procesin e fundit në të cilin kaloi Sindikata e Policisë së Kosovës.








