Sindikata e Policisë së Kosovës dhe Poliklinika Pleura kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me qëllim që anëtarët e Sindikatës së Policisë së Kosovës dhe familjarët e tyre të ngushtë të marrin shërbimet e ofruara nga poliklinika Pleura.
Të gjithë anëtarët e Sindikatës së Policisë së Kosovës dhe familjarët e tyre të ngushtë përfitojnë 30% zbritje në shërbimet: pulmologji, radiologji, ortopedi, gastroenterologji, laboratori dhe shërbimet e kujdesit primarë shëndetësor.
Për më shumë informata rreth shërbimeve mund ti gjeni në web faqe tek rubrika ‘Marrëveshjet’.





