Nënkryetarja e Sindikatës së Policisë së Kosovës, znj. Edita Azemi, është zgjedhur Nënkryetare e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), në mbledhjen konstitutive të Këshillit Drejtues të BSPK-së, të mbajtur më 28 korrik 2026.
Ky përfaqësim në strukturat drejtuese të BSPK-së paraqet një mundësi të rëndësishme për avancimin e bashkëpunimit sindikal dhe përfaqësimin e interesave të anëtarësisë së Sindikatës së Policisë së Kosovës në kuadër të organizatës më të lartë sindikale në vend.
Sindikata e Policisë së Kosovës i uron suksese në mandat znj. Edita Azemi dhe i dëshiron punë të mbarë Kryetarit të rizgjedhur të BSPK-së, Prof. Dr. Atdhe Hykolli, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në funksion të forcimit të organizimit sindikal dhe mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve.







