E hënë, 3 Gusht, 2026
No Result
View All Result
ENGLISH SRPSKI
Sindikata e Policisë së Kosovës
Italian Trulli
  • BALLINA
  • Komunikatat
  • Visioni/Misioni
  • Statuti
  • Dokumente
  • Ligji i Policisë
  • Forma-Kërkesë
  • E-MAIL
  • Galeria
  • Kontakti
  • BALLINA
  • Komunikatat
  • Visioni/Misioni
  • Statuti
  • Dokumente
  • Ligji i Policisë
  • Forma-Kërkesë
  • E-MAIL
  • Galeria
  • Kontakti
No Result
View All Result
Sindikata e Policisë së Kosovës
3 Gusht, 2026

Sindikata e Policisë së Kosovës zgjeron organizimin – formohet Njësia e Re Sindikale në DRP Mitrovicë Veri

Auto Draft
Më 30.07.2026, Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Avdi Hoti, së bashku me Nënkryetaren Edita Azemi dhe Koordinatorin, Kapiten Shemsi Igrishta, zhvilluan një vizitë në Stacionin Policor Veri – Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri.
Delegacioni u prit nga Kryetari i Shoqatës Sindikale të DRP Mitrovicë, Rreshter Avni Tahiri.
Gjatë vizitës u mbajt një takim me anëtarët e sindikatës, në praninë edhe të Komandantit të Stacionit Policor, Toger Rexhep Kastrati.
Në takim u diskutuan çështje që lidhen me punën e zyrtarëve policorë, sfidat me të cilat përballen, kushtet e punës, mirëqenien e tyre, si dhe hapat e mëtejmë për fuqizimin e organizimit sindikal dhe rritjen e anëtarësisë në këtë rajon.
Në kuadër të kësaj vizite u mbajt edhe procesi zgjedhor për themelimin e Njësisë së Re Sindikale, ku me votën e anëtarëve, për kryetar të njësisë u zgjodh polici i lartë Blerim Hamza, ndërsa për nënkryetare u zgjodh polic i lartë Teuta Muliqi.
Kryesia Ekzekutive i uron z. Hamza dhe znj. Muliqi për detyrat e reja, duke u dëshiruar suksese në përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të anëtarëve të sindikatës.
Me këtë rast, Kryesia Ekzekutive i dorëzoi Njësisë për Dhunë në Familje – DRP Mitrovicë Veri një laptop, me qëllim të mbështetjes së punës së përditshme dhe forcimit të kapaciteteve operacionale të saj.
Pas përfundimit të procesit zgjedhor, në shenjë respekti dhe vlerësimi për vizitën dhe bashkëpunimin, Kryetari i sapozgjedhur i Njësisë Sindikale, Blerim Hamza, i ndau Kryesisë Ekzekutive një punim artizanal të realizuar prej tij.
Sindikata e Policisë së Kosovës mbetet e përkushtuar të jetë pranë çdo anëtari, duke dëgjuar shqetësimet e tyre dhe duke punuar vazhdimisht për përmirësimin e kushteve të punës, mirëqenies dhe forcimin e organizimit sindikal në të gjitha rajonet e vendit.

Mund të jetë një imazh i teksti
Mund të jetë një imazh i duke studiuar
Mund të jetë një imazh i teksti
Mund të jetë një imazh i tekstiMund të jetë një imazh i tekstiMund të jetë një imazh i teksti

38
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Postimi i mëparshëm

Nënkryetarja e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Edita Azemi, zgjidhet Nënkryetare e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës

Te Fundit

Auto Draft

Sindikata e Policisë së Kosovës zgjeron organizimin – formohet Njësia e Re Sindikale në DRP Mitrovicë Veri

by SPK
3 Gusht, 2026
0

Më 30.07.2026, Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Avdi Hoti, së bashku me Nënkryetaren Edita Azemi dhe Koordinatorin, Kapiten...

Auto Draft

Nënkryetarja e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Edita Azemi, zgjidhet Nënkryetare e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës

by SPK
3 Gusht, 2026
0

Nënkryetarja e Sindikatës së Policisë së Kosovës, znj. Edita Azemi, është zgjedhur Nënkryetare e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të...

Auto Draft

Nderim dhe mirënjohje për Heronjtë e Policisë së Kosovës

by SPK
3 Gusht, 2026
0

Me rastin e Ditës Memoriale të Zyrtarëve Policorë të Rënë në Kryerje të Detyrës, përfaqësues të institucioneve shtetërore, menaxhmenti i...

Auto Draft

Sindikata e Policisë së Kosovës vazhdon angazhimin për mbrojtjen e të drejtave të zyrtarëve policorë dhe familjeve të tyre

by SPK
3 Gusht, 2026
0

Sot, në zyrat e Sindikatës së Policisë së Kosovës, u zhvillua një takim lidhur me shqetësimin e ngritur nga bashkëshortja...

© 2022 Sindikata e Policise se Kosoves.

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Komunikatat
  • Visioni/Misioni
  • Statuti
  • Dokumente
  • Ligji i Policisë
  • Forma-Kërkesë
  • E-MAIL
  • Galeria
  • Kontakti

© 2022 Sindikata e Policise se Kosoves.