Shkarko marreveshjen:Marrëveshje bashkëpunimi me “FATI Clinic”
Në kuadër të angazhimeve për krijimin e lehtësirave dhe përfitimeve konkrete për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, Kryetari i Shoqatës Sindikale të Policisë – Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Jug, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me FATI Clinic Sh.P.K.
Në bazë të kësaj marrëveshjeje, pjesëtarët e Policisë së Kosovës në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë Jug përfitojnë 20% zbritje në të gjitha shërbimet laboratorike dhe vizitat mjekësore të ofruara nga FATI Clinic.
Marrëveshja është nënshkruar më 9 korrik 2026 dhe mbetet në fuqi deri më 1 korrik 2027, me mundësi vazhdimi sipas kushteve të përcaktuara ndërmjet palëve.
Për më shumë informacione rreth shërbimeve të ofruara dhe kushteve të kësaj marrëveshjeje, ju lutemi vizitoni faqen tonë zyrtare në rubrikën “Marrëveshjet”.








