Me datë 01.06.2022, në udhëheqjen e Kryetarit të Sindikatës së Policisë, është mbajtur mbledhja e Këshillit Drejtues të Sindikatës së Policisë së Kosovës.
Mbledhja është mbajtur në lokalet e DPP-së në Prishtinë.
Në këtë mbledhje janë raportuar aktivitetet e deritashme të Sindikatës si dhe janë diskutuar planet për të ardhmen.
Po ashtu janë dhënë detyra konkrete për Kryetarët e Shoqatave Sindikale drejt realizimit me sukses të punëve të përditshme.






