Me 09 qershor 2022, në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në DRP-Gjakovë, Kryetari dhe Nënkryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, zhvilluan takimin e radhës me strukturat e Shoqatës Sindikale të Rajonit të Gjakovës.
Gjatë takimit z. Zeqiri dhe z. Hoti i njoftuan strukturat e Shoqatës Sindikale në Gjakovë lidhur me aktivitetet e deritashme si dhe për aktivitetet tjera në vazhdim me qëllim të realizimit të detyrave të parapara me planprogramin e paraqitur për vitin 2022.
Po ashtu edhe në këtë takim u diskutua edhe për shumë çështje dhe kërkesa që dolën nga aktivistet sindikal të Shoqatës Sindikale të DRP – Gjakovë.










