Kryesia ekzekutive e Sindikatës së Policisë së Kosovës, ka marr pjesë në punëtorinë e organizuar nga Koalicioni për Drejtësi Shoqërore dhe të Drejta Socio-Ekonomike, me temën “Dialogu shoqëror për drejtësi shoqërore” e cila është mbajtur në Tiranë nga data 02.12.2022-04.12.2022.
Koalicioni për Drejtësi Sociale dhe të Drejtat Sociale-Ekonomike, në një punëtori dy ditore, trajtoi temat e të drejtave në punë, shëndetin dhe sigurinë në vendin e punës, lejën prindërore dhe në përgjithësi avancimin e agjendës së punës së denjë në Kosovë.
Një diskutim i frytshëm midis organizatave partnere, sindikatave dhe përfaqësueses nga Ministria e Financave, Punës dhe Transferit u konkludua me zhvillimin e një kornize logjike dhe plan të veprimit. Korniza logjike dhe plani i veprimit janë udhërrëfyes përmes të cilave Koalicioni synon të promovojë dialogun social, sigurojë që të drejtat e punës janë në gurthemel të zhvillimit, të kontribuoj në themelimin e fondit të sigurimeve shoqërore, dhe të avokojë për vendosjen e modelit të lejës prindërore që ndihmon në nxitjen e barazisë gjinore në fuqinë punëtore.
Kjo punëtori u organizua në kuadër të projektit “Dialogu shoqëror për drejtësi shoqërore” në kuadër të Koalicionit për Drejtësi Shoqërore dhe të Drejta Socio-Ekonomike, financuar nga Olof Palme – Qendra Ndërkombëtare dhe Mbështetetur nga Qeveria Suedeze.
—
The Coalition for Social Justice and Socio-Economic Rights, in a two-day workshop, tackled labor rights, health and safety in the workplace, parental leave, and overall advancing the decent work agenda in Kosovo.
A fruitful discussion between partner organizations, labour unions, and the representative from the Ministry of Finance, Labor, and Transfers led to developing a logical framework, and action plan. The logical framework and action plan pave the way for the Coalition to promote social dialogue, ensure that labor rights are at the cornerstone of development, contribute towards the establishment of the social security fund, and advocate for the parental leave model which can help foster gender equality in the labor force.
This workshop is realized within the project “Social Dialogue for Social Justice”, implemented by the Coalition for Social Justice and Socio-Economic Rights, with the support of Olof Palme International Center.




Shiko statistikat dhe reklamat
Promovo postimin
20
4 ndarje
Pëlqej
Komento
Ndaj






