E shtunë, 15 Gusht, 2026
No Result
View All Result
ENGLISH SRPSKI
Sindikata e Policisë së Kosovës
Italian Trulli
  • BALLINA
  • Komunikatat
  • Visioni/Misioni
  • Statuti
  • Dokumente
  • Ligji i Policisë
  • Forma-Kërkesë
  • E-MAIL
  • Galeria
  • Kontakti
  • BALLINA
  • Komunikatat
  • Visioni/Misioni
  • Statuti
  • Dokumente
  • Ligji i Policisë
  • Forma-Kërkesë
  • E-MAIL
  • Galeria
  • Kontakti
No Result
View All Result
Sindikata e Policisë së Kosovës
20 Dhjetor, 2024

Përurimi i stacionit të ri policor në Mamushë – një hap i rëndësishëm për sigurinë dhe kushtet e punës

Sindikata e Policisë së Kosovës, e përfaqësuar nga Nënkryetari z. Avdi Hoti dhe Nënkryetarja znj. Edita Azemi, shprehin kënaqësinë dhe mbeshtetjen për përurimin e Stacionit të ri policor në Mamushë. Ky investim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të punës për zyrtarët policorë dhe garantimit të sigurisë për qytetarët e kësaj komune.
Në ceremoninë e përurimit ishin të pranishëm Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, Kryetari i Komunës së Mamushës, z. Abdulhadi Krasniq, Komandanti i Stacionit të ri policor, Toger Enis Orqusha, si dhe përfaqësues të shumtë të Policisë së Kosovës dhe komunitetit lokal.
Stacioni i ri policor është ndërtuar me standardet më të larta moderne, duke krijuar një mjedis pune të denjë dhe funksional për zyrtarët policorë. Ky projekt shpreh përkushtimin e përbashkët të institucioneve dhe Sindikatës për të forcuar infrastrukturën policore, me qëllim të ofrimit të shërbimeve më cilësore për qytetarët dhe përmirësimit të mirëqenies së zyrtarëve policorë.
Sindikata e Policisë së Kosovës mbetet e përkushtuar për të promovuar dhe mbrojtur interesat e zyrtarëve policorë, duke punuar pandërprerë për përmirësimin e kushteve të punës dhe krijimin e mjediseve që nxisin efikasitet dhe profesionalizëm. Ky përurim është një dëshmi e qartë e përpjekjeve tona të përbashkëta për një polici më të fortë dhe një siguri më të madhe për qytetarët e Kosovës.
Sindikata e Policisë së Kosovës – Zëri i Policëve, për një Kosovë më të Sigurt!
11
SHARES
139
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Postimi i mëparshëm

TAKIMI I PARË MES SINDIKATËS SË POLICISË SË KOSOVËS DHE UNIONIT TË SINDIKATAVE TË PAVARURA TË POLICISË SË FEDERATËS SË BOSNJËS DHE HERCEGOVINËS

Postimi tjetër

SOLIDARITET DHE MBËSHTETJE PËR POLICËT E LËNDUAR

Te Fundit

Me kërkesë të Sindikatës së Policisë së Kosovës, me datë 25.01.2024, në drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Kosovës është mbajtur takimi me përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe të udhëhequr nga Zonja Margaret Belof.

Marrëveshje bashkëpunimi me “FATI Clinic”

by SPK
7 Gusht, 2026
0

Shkarko marreveshjen:Marrëveshje bashkëpunimi me “FATI Clinic” Në kuadër të angazhimeve për krijimin e lehtësirave dhe përfitimeve konkrete për pjesëtarët e...

Sindikata e Policisë së Kosovës zgjeron organizimin – formohet Njësia e Re Sindikale në DRP Mitrovicë Veri

by SPK
3 Gusht, 2026
0

Më 30.07.2026, Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Avdi Hoti, së bashku me Nënkryetaren Edita Azemi dhe Koordinatorin, Kapiten...

Nënkryetarja e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Edita Azemi, zgjidhet Nënkryetare e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës

by SPK
3 Gusht, 2026
0

Nënkryetarja e Sindikatës së Policisë së Kosovës, znj. Edita Azemi, është zgjedhur Nënkryetare e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të...

Nderim dhe mirënjohje për Heronjtë e Policisë së Kosovës

by SPK
3 Gusht, 2026
0

Me rastin e Ditës Memoriale të Zyrtarëve Policorë të Rënë në Kryerje të Detyrës, përfaqësues të institucioneve shtetërore, menaxhmenti i...

Postimi tjetër
Me kërkesë të Sindikatës së Policisë së Kosovës, me datë 25.01.2024, në drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Kosovës është mbajtur takimi me përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe të udhëhequr nga Zonja Margaret Belof.

SOLIDARITET DHE MBËSHTETJE PËR POLICËT E LËNDUAR

© 2022 Sindikata e Policise se Kosoves.

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Komunikatat
  • Visioni/Misioni
  • Statuti
  • Dokumente
  • Ligji i Policisë
  • Forma-Kërkesë
  • E-MAIL
  • Galeria
  • Kontakti

© 2022 Sindikata e Policise se Kosoves.