E martë, 21 Prill, 2026
No Result
View All Result
ENGLISH SRPSKI
Sindikata e Policisë së Kosovës
Italian Trulli
  • BALLINA
  • Komunikatat
  • Visioni/Misioni
  • Statuti
  • Dokumente
  • Ligji i Policisë
  • Forma-Kërkesë
  • E-MAIL
  • Galeria
  • Kontakti
  • BALLINA
  • Komunikatat
  • Visioni/Misioni
  • Statuti
  • Dokumente
  • Ligji i Policisë
  • Forma-Kërkesë
  • E-MAIL
  • Galeria
  • Kontakti
No Result
View All Result
Sindikata e Policisë së Kosovës
8 Tetor, 2025

Mbyllja e Kongresit të 12-të të Këshillit Evropian të Sindikatave të Policisë (CESP), në Bukuresht, Rumani

Kryesia Ekzekutive e Sindikatës së Policisë së Kosovës mori pjesë aktive në Kongresin e 12-të të CESP, ku u zgjodh kryesia e re për mandatin e ardhshëm.
Urime Presidentit Massimo Denarier dhe Sekretarit të Përgjithshëm Cosmin Andreica për zgjedhjen në krye të CESP, me dëshirën për suksese në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet sindikatave policore evropiane dhe mbrojtjen e të drejtave të zyrtarëve policorë në të gjithë kontinentin.
Një falënderim i veçantë i drejtohet ish-kryesisë së CESP për kontributin e çmuar dhe përkushtimin e treguar në zhvillimin e sindikalizmit policor evropian.
Në kuadër të këtij Kongresi u organizua edhe një trajnim profesional nga Instituti Ndërrajonal i Kombeve të Bashkuara për Kërkime mbi Krimin dhe Drejtësinë (UNICRI), përmes Qendrës për Inteligjencë Artificiale dhe Robotikë, me temë:
“Trajnimi i IA-së për Fëmijë më të Sigurt: Shfrytëzimi i Inteligjencës Artificiale në hetimet për të luftuar shfrytëzimin dhe abuzimin seksual të fëmijëve.”
Në këtë trajnim morën pjesë përfaqësues të Policisë së Kosovës.
Pjesëmarrja dhe anëtarësimi i Sindikatës së Policisë së Kosovës në CESP ka rëndësi të veçantë, pasi e vendos zërin e policëve të Kosovës në tryezat evropiane, forcon bashkëpunimin me sindikatat partnere dhe siguron përfshirjen e SPK në proceset ndërkombëtare që ndikojnë drejtpërdrejt në të drejtat dhe mirëqenien e zyrtarëve policorë.
Gjatë kongresit, Kryesia Ekzekutive e SPK zhvilloi takime të rëndësishme me përfaqësues të vendeve anëtare, duke adresuar çështje që lidhen me përmirësimin e kushteve të punës dhe fuqizimin e rolit sindikal.
Sindikata e Policisë së Kosovës mbetet e përkushtuar në avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe në përfaqësimin dinjitoz të policëve të Kosovës në nivel evropian.

5
SHARES
68
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Postimi i mëparshëm

Sindikata e Policisë së Kosovës forcon bashkëpunimin rajonal përmes aktiviteteve sindikale në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari

Postimi tjetër

Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Sindikatës së Policisë së Kosovës dhe “Spitalit Special për Terapi Fizikale dhe Rehabilitim Onix SPA”

Te Fundit

Me kërkesë të Sindikatës së Policisë së Kosovës, me datë 25.01.2024, në drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Kosovës është mbajtur takimi me përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe të udhëhequr nga Zonja Margaret Belof.

Komunikata për media nga Sindikata e Policisë se Kosovës, suspendime te ngutshme dhe pa bazë  te zyrtareve policor dëmtojnë rendë institucionin e policisë se Kosovës

by SPK
27 Shkurt, 2026
0

Komunikata për media nga Sindikata e Policisë se Kosovës, suspendime te ngutshme dhe pa bazë  te zyrtareve policor dëmtojnë rendë...

Pjesëmarrja e SPK-së në Punëtorinë Sindikale të BSPK-së

Pjesëmarrja e SPK-së në Punëtorinë Sindikale të BSPK-së

by SPK
25 Shkurt, 2026
0

Sindika­ta e Policisë së Kosovës mori pjesë në Punëtorinë Sindikale dyditore të organizuar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të...

Sindikata e Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Departamentin e Trajnimeve të Policisë së Kosovës, ka mbështetur organizimin e punëtorisë dy-ditore për instruktorët e Policisë së Kosovës, me fokus në qasjet bashkëkohore në mësimdhënien policore.

Sindikata e Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Departamentin e Trajnimeve të Policisë së Kosovës, ka mbështetur organizimin e punëtorisë dy-ditore për instruktorët e Policisë së Kosovës, me fokus në qasjet bashkëkohore në mësimdhënien policore.

by SPK
25 Shkurt, 2026
0

Në hapjen e punëtorisë morën pjesë Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, z. Avdi Hoti, si dhe Nënkryetarja, znj....

Me kërkesë të Sindikatës së Policisë së Kosovës, me datë 25.01.2024, në drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Kosovës është mbajtur takimi me përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe të udhëhequr nga Zonja Margaret Belof.

Sindikata e Policisë së Kosovës konstaton se çdo lajmërim i rremë ndaj zyrtarëve policorë duhet të ndëshkohet për lajmërim të rremë

by SPK
25 Shkurt, 2026
0

Sindikata e Policisë së Kosovës përgëzon punën profesionale të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) lidhur me rastin e fundit, ku...

Postimi tjetër

Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Sindikatës së Policisë së Kosovës dhe “Spitalit Special për Terapi Fizikale dhe Rehabilitim Onix SPA”

© 2022 Sindikata e Policise se Kosoves.

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Komunikatat
  • Visioni/Misioni
  • Statuti
  • Dokumente
  • Ligji i Policisë
  • Forma-Kërkesë
  • E-MAIL
  • Galeria
  • Kontakti

© 2022 Sindikata e Policise se Kosoves.