Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, takoi Drejtorin Rajonal të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, i cili ishte nikoqir i aktivitetit sportiv të organizuar në shenjë nderimi dhe përkujtimi të zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës.
Gjatë takimit, Kryetari e falënderoi dhe i ndau mirënjohje Drejtorit Rajonal për bashkëpunimin dhe mbështetjen e dhënë në organizimin e këtij aktiviteti me rëndësi të veçantë për Policinë e Kosovës.
Në vazhdim, Kryetari i Sindikatës zhvilloi vizita te mbështetësit e tjerë të Sindikatës, të cilët kanë dhënë kontribut të çmuar në realizimin e lojërave sportive, duke shprehur mirënjohje për përkushtimin dhe mbështetjen e tyre.
Ky aktivitet përforcon frymën e unitetit sindikal, solidaritetit dhe respektit të ndërsjellë ndërmjet anëtarëve të Sindikatës dhe mbështetësve të saj.










