E mërkurë, 30 Shtator, 2026
No Result
View All Result
ENGLISH SRPSKI
Sindikata e Policisë së Kosovës
Italian Trulli
  • BALLINA
  • Komunikatat
  • Visioni/Misioni
  • Statuti
  • Dokumente
  • Ligji i Policisë
  • Forma-Kërkesë
  • E-MAIL
  • Galeria
  • Kontakti
  • BALLINA
  • Komunikatat
  • Visioni/Misioni
  • Statuti
  • Dokumente
  • Ligji i Policisë
  • Forma-Kërkesë
  • E-MAIL
  • Galeria
  • Kontakti
No Result
View All Result
Sindikata e Policisë së Kosovës
20 Maj, 2026

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, z. Avdi Hoti, i shoqëruar nga nënkryetarja e sindikatës, znj. Edita Azemi, kryetarja e Rajonit të Prishtinës – DRP

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, z. Avdi Hoti, i shoqëruar nga nënkryetarja e sindikatës, znj. Edita Azemi, kryetarja e Rajonit të Prishtinës – DRP
Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, z. Avdi Hoti, i shoqëruar nga nënkryetarja e sindikatës, znj. Edita Azemi, kryetarja e Rajonit të Prishtinës – DRP Prishtinë, znj. Luljeta Statovci, si dhe z. Besmir Ibrahimi, ekspert i komunikimit nga Policia e Kantonit të Gjenevës në Zvicër, realizuan një vizitë mbështetëse dhe motivuese për gjeneratën 63 të kadetëve policorë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.
Në kuadër të kësaj vizite, përfaqësuesit sindikalë u pritën nga stafi i Akademisë, ndërsa para kadetëve u mbajt një fjalim motivues dhe inkurajues nga kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, z. Avdi Hoti, ku u theksua rëndësia e përkushtimit, disiplinës dhe profesionalizmit në rrugëtimin e tyre drejt shërbimit në Policinë e Kosovës.
Me këtë rast, kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, z. Avdi Hoti, mbajti një fjalim para kadetëve të rinj, ku theksoi rëndësinë dhe përgjegjësinë që bart uniforma policore.
“Ju po hyni në një profesion që kërkon integritet, guxim dhe përgjegjësi të lartë ndaj shtetit dhe qytetarëve tanë. Uniforma që do të vishni nuk është vetëm një detyrë, por është nder, përgjegjësi dhe besim i qytetarëve ndaj jush”, u shpreh z. Hoti.
Ai theksoi se Sindikata e Policisë së Kosovës do të jetë gjithmonë pranë çdo zyrtari policor, në mbrojtje të të drejtave profesionale dhe sociale të tyre, duke potencuar se sindikata mbetet zë i fuqishëm për drejtësi, dinjitet dhe kushte më të mira pune për të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Gjithashtu, kryetari Hoti i ftoi kadetët e rinj që të bëhen pjesë e Sindikatës së Policisë së Kosovës, duke theksuar se uniteti dhe solidariteti janë themeli i fuqisë së përbashkët sindikale.
“Qëndroni të bashkuar, ndihmoni njëri-tjetrin dhe gjithmonë ngrini zërin për të drejtat tuaja. Bashkimi ynë është forca jonë”, theksoi ai para kadetëve.
Në fund të fjalës së tij, z. Hoti uroi kadetët për suksese në rrugëtimin e tyre profesional, duke i inkurajuar që detyrën policore ta ushtrojnë me ndershmëri, profesionalizëm dhe përkushtim në shërbim të qytetarëve dhe atdheut.
Po ashtu, gjatë kësaj vizite, z. Besmir Ibrahimi, ekspert i komunikimit nga Policia e Kantonit të Gjenevës në Zvicër, zhvilloi një bashkëbisedim me kadetët në ambientet e klasës lidhur me rëndësinë e komunikimit profesional, etikës në komunikim dhe rolin e tij në ushtrimin e detyrës policore.
Sindika e Policisë së Kosovës mbetet e përkushtuar në mbështetjen e brezave të rinj të policëve dhe në avancimin e të drejtave dhe mirëqenies së tyre profesionale.






6
SHARES
72
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Postimi i mëparshëm

Sindikata e Policisë së Kosovës ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë e fizioterapisë “Fiziovital”.

Postimi tjetër

SINDIKATA E POLICISË SË KOSOVËS NËNSHKRUAN MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME LABORATORIN EXACTLAB

Te Fundit

Me kërkesë të Sindikatës së Policisë së Kosovës, me datë 25.01.2024, në drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Kosovës është mbajtur takimi me përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe të udhëhequr nga Zonja Margaret Belof.

Marrëveshje bashkëpunimi me “FATI Clinic”

by SPK
7 Gusht, 2026
0

Shkarko marreveshjen:Marrëveshje bashkëpunimi me “FATI Clinic” Në kuadër të angazhimeve për krijimin e lehtësirave dhe përfitimeve konkrete për pjesëtarët e...

Sindikata e Policisë së Kosovës zgjeron organizimin – formohet Njësia e Re Sindikale në DRP Mitrovicë Veri

by SPK
3 Gusht, 2026
0

Më 30.07.2026, Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Avdi Hoti, së bashku me Nënkryetaren Edita Azemi dhe Koordinatorin, Kapiten...

Nënkryetarja e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Edita Azemi, zgjidhet Nënkryetare e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës

by SPK
3 Gusht, 2026
0

Nënkryetarja e Sindikatës së Policisë së Kosovës, znj. Edita Azemi, është zgjedhur Nënkryetare e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të...

Nderim dhe mirënjohje për Heronjtë e Policisë së Kosovës

by SPK
3 Gusht, 2026
0

Me rastin e Ditës Memoriale të Zyrtarëve Policorë të Rënë në Kryerje të Detyrës, përfaqësues të institucioneve shtetërore, menaxhmenti i...

Postimi tjetër
Me kërkesë të Sindikatës së Policisë së Kosovës, me datë 25.01.2024, në drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Kosovës është mbajtur takimi me përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe të udhëhequr nga Zonja Margaret Belof.

SINDIKATA E POLICISË SË KOSOVËS NËNSHKRUAN MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME LABORATORIN EXACTLAB

© 2022 Sindikata e Policise se Kosoves.

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Komunikatat
  • Visioni/Misioni
  • Statuti
  • Dokumente
  • Ligji i Policisë
  • Forma-Kërkesë
  • E-MAIL
  • Galeria
  • Kontakti

© 2022 Sindikata e Policise se Kosoves.