E hënë, 3 Gusht, 2026
No Result
View All Result
ENGLISH SRPSKI
Sindikata e Policisë së Kosovës
Italian Trulli
  • BALLINA
  • Komunikatat
  • Visioni/Misioni
  • Statuti
  • Dokumente
  • Ligji i Policisë
  • Forma-Kërkesë
  • E-MAIL
  • Galeria
  • Kontakti
  • BALLINA
  • Komunikatat
  • Visioni/Misioni
  • Statuti
  • Dokumente
  • Ligji i Policisë
  • Forma-Kërkesë
  • E-MAIL
  • Galeria
  • Kontakti
No Result
View All Result
Sindikata e Policisë së Kosovës
18 Qershor, 2026

Sindikata e Policisë së Kosovës mbështeti realizimin e Zyrës së Seancave Psikologjike në kuadër të Drejtorisë së Shërbimeve Shëndetësoret të PK-së

Me kërkesë të Sindikatës së Policisë së Kosovës, me datë 25.01.2024, në drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Kosovës është mbajtur takimi me përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe të udhëhequr nga Zonja Margaret Belof.
Me mbështetjen e Sindikatës së Policisë së Kosovës në realizimin e projektit të donacionit për Zyrën e Seancave Psikologjike, Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore – Sektori i Psikologjisë priti sot në një takim përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave që kontribuuan në funksionalizimin e këtij projekti.
Në takim morën pjesë përfaqësuesit e Fondacionit GNTC, kryetari i Bashkësisë Islame të Prishtinës, drejtori i Shoqatës Bamirëse “Bereqeti” dhe përfaqësues të Policisë së Komunitetit.
Po ashtu, në takim morën pjesë kryetari dhe nënkryetarja e Sindikatës së Policisë së Kosovës, si dhe përfaqësues të menaxhmentit policor, të cilët kanë mbështetur këtë iniciativë me rëndësi për avancimin e shërbimeve psikologjike dhe mirëqenien e zyrtarëve policorë.
Takimi u mbajt në ambientet e Drejtorisë së Shërbimeve Shëndetësore, përkatësisht në Zyrën e Seancave Psikologjike, e cila është realizuar përmes donacionit të Fondacionit GNTC, të ndërmjetësuar nga Bashkësia Islame e Prishtinës dhe Shoqata Bamirëse “Bereqeti”.
Me këtë rast, në shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi për kontributin e dhënë në realizimin e këtij projekti, menaxhmenti i Policisë së Kosovës ndau letra falënderimi për përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave kontribuuese.
Gjatë takimit u vlerësua lart bashkëpunimi ndërinstitucional dhe mbështetja e partnerëve në krijimin e kushteve më të mira për ofrimin e shërbimeve profesionale psikologjike, duke theksuar rëndësinë e investimit në shëndetin mendor dhe mirëqenien e zyrtarëve policorë.
Pjesëmarrësit shprehën gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen, me qëllim të mbështetjes së projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të punës dhe fuqizimin e kapaciteteve të Policisë së Kosovës.
Sindikata e Policisë së Kosovës mbetet e përkushtuar në mbështetjen e iniciativave dhe projekteve që kontribuojnë në përmirësimin e kushteve të punës, avancimin e mirëqenies dhe ruajtjen e shëndetit fizik e mendor të zyrtarëve policorë. Në këtë drejtim, Sindikata do të vazhdojë të bashkëpunojë me institucionet dhe partnerët për realizimin e projekteve me interes për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

5
SHARES
61
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Postimi i mëparshëm

MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI NDËRMJET SINDIKATËS SË POLICISË SË KOSOVËS DHE KOLEGJIT AAB

Postimi tjetër

Komunikatë për Media

Te Fundit

Auto Draft

Sindikata e Policisë së Kosovës zgjeron organizimin – formohet Njësia e Re Sindikale në DRP Mitrovicë Veri

by SPK
3 Gusht, 2026
0

Më 30.07.2026, Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Avdi Hoti, së bashku me Nënkryetaren Edita Azemi dhe Koordinatorin, Kapiten...

Auto Draft

Nënkryetarja e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Edita Azemi, zgjidhet Nënkryetare e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës

by SPK
3 Gusht, 2026
0

Nënkryetarja e Sindikatës së Policisë së Kosovës, znj. Edita Azemi, është zgjedhur Nënkryetare e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të...

Auto Draft

Nderim dhe mirënjohje për Heronjtë e Policisë së Kosovës

by SPK
3 Gusht, 2026
0

Me rastin e Ditës Memoriale të Zyrtarëve Policorë të Rënë në Kryerje të Detyrës, përfaqësues të institucioneve shtetërore, menaxhmenti i...

Auto Draft

Sindikata e Policisë së Kosovës vazhdon angazhimin për mbrojtjen e të drejtave të zyrtarëve policorë dhe familjeve të tyre

by SPK
3 Gusht, 2026
0

Sot, në zyrat e Sindikatës së Policisë së Kosovës, u zhvillua një takim lidhur me shqetësimin e ngritur nga bashkëshortja...

Postimi tjetër
Me kërkesë të Sindikatës së Policisë së Kosovës, me datë 25.01.2024, në drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Kosovës është mbajtur takimi me përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe të udhëhequr nga Zonja Margaret Belof.

Komunikatë për Media

© 2022 Sindikata e Policise se Kosoves.

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Komunikatat
  • Visioni/Misioni
  • Statuti
  • Dokumente
  • Ligji i Policisë
  • Forma-Kërkesë
  • E-MAIL
  • Galeria
  • Kontakti

© 2022 Sindikata e Policise se Kosoves.