E martë, 11 Gusht, 2026
No Result
View All Result
ENGLISH SRPSKI
Sindikata e Policisë së Kosovës
Italian Trulli
  • BALLINA
  • Komunikatat
  • Visioni/Misioni
  • Statuti
  • Dokumente
  • Ligji i Policisë
  • Forma-Kërkesë
  • E-MAIL
  • Galeria
  • Kontakti
  • BALLINA
  • Komunikatat
  • Visioni/Misioni
  • Statuti
  • Dokumente
  • Ligji i Policisë
  • Forma-Kërkesë
  • E-MAIL
  • Galeria
  • Kontakti
No Result
View All Result
Sindikata e Policisë së Kosovës
15 Qershor, 2026

MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI NDËRMJET SINDIKATËS SË POLICISË SË KOSOVËS DHE KOLEGJIT AAB

 

SHKARKO: MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI NDËRMJET SINDIKATËS SË POLICISË SË KOSOVËS DHE KOLEGJIT AAB

Sindikata e Policisë së Kosovës (SPK) dhe Kolegji AAB kanë nënshkruar sot një Marrëveshje Bashkëpunimi, e cila synon fuqizimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë, zhvillimit profesional dhe mbështetjes akademike për anëtarët e Sindikatës së Policisë së Kosovës dhe familjarët e tyre.

Marrëveshja u nënshkrua nga Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Avdi Hoti, së bashku me nënkryetaren, Edita Azemi, si dhe nga Rektori i Kolegjit AAB, Blerim Olluri, dhe Pro-Rektorja për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Bashkëpunim, Venera Llunji, duke krijuar një partneritet të rëndësishëm që do të kontribuojë në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe akademike të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, Kolegji AAB do të ofrojë kushte të favorshme studimi për anëtarët e SPK-së, përfshirë zbritje në tarifat e studimeve, mundësi pagese me këste, lehtësime në regjistrim për programet Bachelor dhe Master, si dhe mbështetje akademike dhe këshillimore gjatë procesit të studimeve.

Po ashtu, marrëveshja parasheh bashkëpunim në organizimin e trajnimeve profesionale, seminareve, konferencave shkencore, certifikimeve profesionale dhe aktiviteteve të përbashkëta që kanë për qëllim avancimin profesional dhe zhvillimin e vazhdueshëm të anëtarëve të Policisë së Kosovës.

Sindikata e Policisë së Kosovës do të angazhohet në promovimin e kësaj marrëveshjeje tek anëtarësia e saj dhe në koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta me Kolegjin AAB, me qëllim që përfitimet e saj të jenë sa më të qasshme për të gjithë pjesëtarët e interesuar.

Ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt krijimit të mundësive të reja akademike dhe profesionale për anëtarët e Sindikatës së Policisë së Kosovës, duke kontribuar në ngritjen e standardeve profesionale dhe në zhvillimin e vazhdueshëm të burimeve njerëzore në Policinë e Kosovës.

Për më shumë informacione rreth shërbimeve të ofruara dhe kushteve të kësaj marrëveshjeje, ju lutemi vizitoni faqen tonë zyrtare në rubrikën “Marrëveshjet”. Gjithashtu, mund të gjeni edhe lidhjen (linkun) e Kolegjit AAB, ku janë të publikuara programet e studimit, ofertat akademike, informacionet për regjistrim, si dhe mundësitë e zhvillimit profesional dhe akademik në dispozicion të anëtarëve të Sindikatës së Policisë së Kosovës dhe familjarëve të tyre.

Sindikata e Policisë së Kosovës mbetet e përkushtuar në krijimin e partneriteteve që sjellin përfitime konkrete për anëtarët e Sindikatës së Policisë së Kosovës dhe familjarët e tyre, duke investuar në arsim, ngritje profesionale dhe zhvillim të vazhdueshëm të kapaciteteve njerëzore.

 

 

 

8
SHARES
95
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Postimi i mëparshëm

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, realizoi një vizitë zyrtare në Drejtorinë Rajonale Mitrovicë Jug

Postimi tjetër

Sindikata e Policisë së Kosovës mbështeti realizimin e Zyrës së Seancave Psikologjike në kuadër të Drejtorisë së Shërbimeve Shëndetësoret të PK-së

Te Fundit

Me kërkesë të Sindikatës së Policisë së Kosovës, me datë 25.01.2024, në drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Kosovës është mbajtur takimi me përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe të udhëhequr nga Zonja Margaret Belof.

Marrëveshje bashkëpunimi me “FATI Clinic”

by SPK
7 Gusht, 2026
0

Shkarko marreveshjen:Marrëveshje bashkëpunimi me “FATI Clinic” Në kuadër të angazhimeve për krijimin e lehtësirave dhe përfitimeve konkrete për pjesëtarët e...

Sindikata e Policisë së Kosovës zgjeron organizimin – formohet Njësia e Re Sindikale në DRP Mitrovicë Veri

by SPK
3 Gusht, 2026
0

Më 30.07.2026, Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Avdi Hoti, së bashku me Nënkryetaren Edita Azemi dhe Koordinatorin, Kapiten...

Nënkryetarja e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Edita Azemi, zgjidhet Nënkryetare e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës

by SPK
3 Gusht, 2026
0

Nënkryetarja e Sindikatës së Policisë së Kosovës, znj. Edita Azemi, është zgjedhur Nënkryetare e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të...

Nderim dhe mirënjohje për Heronjtë e Policisë së Kosovës

by SPK
3 Gusht, 2026
0

Me rastin e Ditës Memoriale të Zyrtarëve Policorë të Rënë në Kryerje të Detyrës, përfaqësues të institucioneve shtetërore, menaxhmenti i...

Postimi tjetër
Me kërkesë të Sindikatës së Policisë së Kosovës, me datë 25.01.2024, në drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Kosovës është mbajtur takimi me përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe të udhëhequr nga Zonja Margaret Belof.

Sindikata e Policisë së Kosovës mbështeti realizimin e Zyrës së Seancave Psikologjike në kuadër të Drejtorisë së Shërbimeve Shëndetësoret të PK-së

© 2022 Sindikata e Policise se Kosoves.

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Komunikatat
  • Visioni/Misioni
  • Statuti
  • Dokumente
  • Ligji i Policisë
  • Forma-Kërkesë
  • E-MAIL
  • Galeria
  • Kontakti

© 2022 Sindikata e Policise se Kosoves.