Me rastin e Ditës Memoriale të Zyrtarëve Policorë të Rënë në Kryerje të Detyrës, përfaqësues të institucioneve shtetërore, menaxhmenti i Policisë së Kosovës, udhëheqës institucionalë dhe përfaqësues të tjerë morën pjesë në ceremoninë përkujtimore dhe bënë homazhe pranë lapidarit të Heronjve të Policisë së Kosovës.
Në këtë ceremoni mori pjesë edhe kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, z. Avdi Hoti, i cili, së bashku me të pranishmit, nderoi kujtimin e zyrtarëve policorë që dhanë jetën në kryerje të detyrës, duke i shërbyer me përkushtim sigurisë, rendit dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Sakrifica, guximi dhe përkushtimi i tyre do të mbeten përherë të gdhendura në historinë dhe kujtesën tonë institucionale e kombëtare.
Lavdi e përjetshme Heronjve të Policisë së Kosovës!
Sindikata e Policisë së Kosovës











