E shtunë, 15 Gusht, 2026
No Result
View All Result
ENGLISH SRPSKI
Sindikata e Policisë së Kosovës
Italian Trulli
  • BALLINA
  • Komunikatat
  • Visioni/Misioni
  • Statuti
  • Dokumente
  • Ligji i Policisë
  • Forma-Kërkesë
  • E-MAIL
  • Galeria
  • Kontakti
  • BALLINA
  • Komunikatat
  • Visioni/Misioni
  • Statuti
  • Dokumente
  • Ligji i Policisë
  • Forma-Kërkesë
  • E-MAIL
  • Galeria
  • Kontakti
No Result
View All Result
Sindikata e Policisë së Kosovës
3 Maj, 2025

Avdi Hoti zgjidhet Kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës

Avdi Hoti zgjidhet Kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës
Prishtinë, 03.05.2025 – Sot, në sallën e konferencave të Stacionit Policor “Qendra”, u mbajt me sukses Kuvendi i V-të Zgjedhor i Rregullt i Sindikatës së Policisë së Kosovës, në të cilin u zgjodhën organet e reja drejtuese të këtij mekanizmi të rëndësishëm sindikal.
Pas një procesi transparent dhe demokratik, me përkushtim ndaj të ardhmes së të drejtave të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, z. Avdi Hoti u zgjodh me shumicë votash si Kryetar i ri i Sindikatës së Policisë së Kosovës, ndërsa znj. Edita Azemi u zgjodh Nënkryetare.
Me këtë rast, të pranishmëve iu drejtua kryetari i BSPK-së, z. Atdhe Hykolli, me një fjalë rasti, duke theksuar rolin thelbësor të sindikatës në fuqizimin e pozitës së pjesëtarëve të Policisë, në avancimin e të drejtave të tyre, si dhe në ndërtimin e një ambienti profesional, dinjitoz dhe të sigurt për të gjithë.
Kryetari i zgjedhur, z. Avdi Hoti, delegatëve dhe të pranishmëve iu drejtua me një falënderim: ky Kuvend është dëshmi e demokracisë së brendshme sindikale dhe e përkushtimit tonë për të avancuar të drejtat dhe mirëqenien e punonjësve të Policisë së Kosovës. Përmes këtij forumi ne jo vetëm që reflektojmë mbi arritjet dhe sfidat, por gjithashtu nderojmë rrugën për të ardhmen – një të ardhme të sigurt, më të drejtë dhe më të denjë për të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Jemi të vetëdijshëm për sfidat me të cilat përballet policia jonë, qoftë në aspektin e punës, ashtu edhe në atë social-ekonomik, por jemi po aq të vendosur që përmes organizimit dhe zërit sindikal t’i realizojmë të gjitha kërkesat e punonjësve të Policisë së Kosovës.
Kuvendi përmbylli punimet në një atmosferë uniteti, përgjegjësie dhe bashkëpunimi, duke u uruar organeve të reja drejtuese punë të mbarë, vendosmëri dhe suksese të vazhdueshme në misionin fisnik të përfaqësimit dhe mbrojtjes së dinjitetit të Policisë së Kosovës.
13
SHARES
159
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Postimi i mëparshëm

REAGIM PËR MEDIA

Postimi tjetër

Te Fundit

Me kërkesë të Sindikatës së Policisë së Kosovës, me datë 25.01.2024, në drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Kosovës është mbajtur takimi me përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe të udhëhequr nga Zonja Margaret Belof.

Marrëveshje bashkëpunimi me “FATI Clinic”

by SPK
7 Gusht, 2026
0

Shkarko marreveshjen:Marrëveshje bashkëpunimi me “FATI Clinic” Në kuadër të angazhimeve për krijimin e lehtësirave dhe përfitimeve konkrete për pjesëtarët e...

Sindikata e Policisë së Kosovës zgjeron organizimin – formohet Njësia e Re Sindikale në DRP Mitrovicë Veri

by SPK
3 Gusht, 2026
0

Më 30.07.2026, Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Avdi Hoti, së bashku me Nënkryetaren Edita Azemi dhe Koordinatorin, Kapiten...

Nënkryetarja e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Edita Azemi, zgjidhet Nënkryetare e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës

by SPK
3 Gusht, 2026
0

Nënkryetarja e Sindikatës së Policisë së Kosovës, znj. Edita Azemi, është zgjedhur Nënkryetare e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të...

Nderim dhe mirënjohje për Heronjtë e Policisë së Kosovës

by SPK
3 Gusht, 2026
0

Me rastin e Ditës Memoriale të Zyrtarëve Policorë të Rënë në Kryerje të Detyrës, përfaqësues të institucioneve shtetërore, menaxhmenti i...

Postimi tjetër

© 2022 Sindikata e Policise se Kosoves.

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Komunikatat
  • Visioni/Misioni
  • Statuti
  • Dokumente
  • Ligji i Policisë
  • Forma-Kërkesë
  • E-MAIL
  • Galeria
  • Kontakti

© 2022 Sindikata e Policise se Kosoves.