Prishtinë, 6 maj 2022
Sot, me 6 maj 2022, në ambientet e zyrës të Sindikatës së Policisë së Kosovës, Kryetari dhe Nënkryetarja e dytë e Sindikatës së Policisë së Kosovës, realizuan një takim zyrtar më përfaqësuesit e KFOR-it britanik në Kosovë.
Gjatë këtij takimi u diskutua për punën dhe veprimtarin e Sindikatës së Policisë së Kosovës, ku kryetari i Sindikatës së PK-së, njoftoj përfaqësuesit e KFOR-it britanik për projektet dhe kërkesat qe janë të parapara në mandatin e Sindikatës së PK-së të cilat duhet të realizohen për përmirësimin e mirëqenies së pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Gjatë bisedës, z. Zeqiri falënderoj përfaqësuesit e KFOR-it britanik për mbështetjen e vazhdueshme dhe përkrahjen që po afrojnë për Policinë e Kosovës në lidhjen e urave të bashkëpunimit mes Sindikatës së PK-së dhe KFOR-it britanik me seli në Prishtinë për të mirën e të dy institucioneve si KFOR-i dhe Policia e Kosovës.
Përfaqësuesit e KFOR-it britanik, u shprehen të gatshëm për bashkëpunim, në veçanti për PK-në e cila është bartësja kryesore e sigurisë në Kosovë.









