Komunikatë për shtyp e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës
31 maj 2022
Sot, e martë, më 31 maj 2022, Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, z. Atdhe Hykolli, u prit në takim nga Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, z. Imer Zeqiri, bashkë me anëtarin e Kryesisë së Sindikatës së Policisë së Kosovës, Nënkryetarin z. Avdi Hoti.
Kryetari i BSPK-së, z. Atdhe Hykolli, bisedoi me Kryetarin e SPK-së, z. Imer Zeqiri, dhe me Nënkryetarin e SPK-së, z. Avdi Hoti, për bashkërenditjen e veprimeve të përbashkëta sindikale në të mirë të rritjes së mirëqenies sociale dhe ekonomike e sidomos në të mirë të ngritjes dhe përmirësimit të kushteve të punës të të punësuarve në përgjithësi e në veçanti të të punësuarve në Policinë e Kosovës.
Kryetari Hykolli dhe Kryetari Zeqiri u pajtuan dhe u zotuan bashkërisht për strategji sindikale bashkëvepruese dhe bashkëpunuese.
Zyra e Kryetarit të BSPK-së






