Me 06 prill 2022, në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në DRP-Prizren, Kryetari dhe Nënkryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, zhvilluan takimin e radhës me strukturat e Shoqatës Sindikale të Rajonit të Prizrenit.
Gjatë takimit z. Zeqiri dhe z. Hoti i njoftuan strukturat e Shoqatës Sindikale në Prizren lidhur me aktivitetet e deritashme si dhe për aktivitetet tjera në vazhdim me qëllim të realizimit të detyrave të parapara me planprogramin e paraqitur për vitin 2022.








