Sot me 13.04.2022 kryesia ekzekutive e Sindikatës së PK-së, u pritën në takim në ambientet e Kuvendit të Kosovës nga z. Enis Kervan, deputet në Kuvendin e Kosovës.
Gjatë këtij takimi, kryesia e Sindikatës së PK-së e njoftuan deputetin z. Enis Kervan, rreth çështjeve me të cilat po ballafaqohet Sindikata e PK-së, në përmbushjen e obligimeve për mirëqenien e punonjësve në Policinë e Kosovës në veçanti për Sigurimet Shëndetësore, Jetësor dhe Shoqëror.
Gjithashtu është biseduar edhe për Ligjin e Pagave, Ligjin për Pensionim, shujtën dhe ndërrimin e natës.







