Prishtinë, 10.07.2023
Sot me ftesë të Avokatit të Popullit z. Naim Qelaj, Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, z.Imer Zeqiri, ka marrë pjesë në tryezën e diskutimit me temën “Pensionet kontributpaguese dhe rivendosja e të drejtave për pensionistët dhe kontributpaguesit e diskriminuar”.
Në këtë tryezë diskutimi kanë marr pjesë përfaqësues të sindikatave aktuale dhe ish sindikatave të punëtorëve, nga shoqëria civile dhe individ të tjerë.
Në këtë debat u diskutua për diskriminim që u është bërë punëtorëve me ligjin për pensionet, sidomos për vitet e kërkuara të paraluftës.
Po ashtu u konstatua roli dhe rëndësia e sindikatave dhe shoqatave në zbatimin e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese dhe bashkëpunimi me autoritet shtetërore.
Nga ky debat doli si konkluzion që të merren masat e nevojshme për ndryshimin e ligjit në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese si dhe të fillohet zbatimit i ligjit për pensionin invalidor dhe familjarë.








