E diel, 26 Prill, 2026
No Result
View All Result
ENGLISH SRPSKI
Sindikata e Policisë së Kosovës
Italian Trulli
  • BALLINA
  • Komunikatat
  • Visioni/Misioni
  • Statuti
  • Dokumente
  • Ligji i Policisë
  • Forma-Kërkesë
  • E-MAIL
  • Galeria
  • Kontakti
  • BALLINA
  • Komunikatat
  • Visioni/Misioni
  • Statuti
  • Dokumente
  • Ligji i Policisë
  • Forma-Kërkesë
  • E-MAIL
  • Galeria
  • Kontakti
No Result
View All Result
Sindikata e Policisë së Kosovës
27 Maj, 2023

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës ka vizituar Kampin e Njësive të Specializuara Policore në Belvedere

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës ka vizituar Kampin e Njësive të Specializuara Policore në Belvedere

Sot me datë 27.05.2023, Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës z.Imer Zeqiri i shoqëruar nga Kryetari i Shoqatës Sindikale të DRP Mitrovicës së Jugut z. Avni Tahiri, ka vizituar Kampin e Njësive të Specializuara Policore në Belvedere.
Aty ka takuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë z.Gazmend Hoxha me stafin e tij menaxhues, Ministrin e MPB-së z. Xhelal Sveçla me bashkëpunëtorët e tij, Drejtoreshën e DRP-së të Mitrovicës së Jugut Kolonel Afërdita Mikullovci, Zëvendës Drejtorin e DRP-së të Mitrovicës së Veriut Nënkolonel Veton Elshani dhe Komandatin e NJSO-së Major Amir Gërguri.
Gjatë këti takimi Kryetari i Sindikatës u informua se gjendja shëndetësore e policëve të lënduar, një ditë më parë, është e mirë dhe pa ndonjë rrezik për jetë.
Po ashtu u informua se sot gjendja është e qetë dhe pa asnjë incident, kurse Policia e Kosovës janë duke i kryer detyrat e tyre me profesionalizëm të lartë sipas autorizimeve ligjire dhe kushtetuese.
Sa u përket kushteve, u tha se policia janë të kompletuar me të gjitha pajisjet dhe mjetet e nevojshme logjistike për kryerjen e detyrave zyrtare.
Në këtë takim, me Ministrin e MPB-së z. Xhelal Sveçla u diskutua edhe për mosekzekutimin e shtesave për rrezikshmëri dhe kërkesat e tjera nga Sindikata, ai tha se është duke u punuar për të gjitha por pa caktuar ndonjë afat kohor, por deklaroj se është shumë i vendosur që të bëjë më të mirën e mundshme për policinë.
Kryetari i Sindikatës ka vizituar edhe Drejtorinë Rajonale dhe Stacionin Policor të Jugut të Mitrovicës ku ka takuar zyrtarët policorë dhe eprorë nga të cilët është njoftuar drejtëpërdrejt për kushtet dhe kërkesat e tyre siq janë: shtesat për rrezikshmëri, sigurimi shëndetësor, Ligji për pensionim si dhe kërkesa tjera të njohura për të gjithë.
Përkundër kërkesave, vullneti dhe morali i policëve dhe eprorëve ishte në nivelin më të lartë sa i përket kryerjes së detyrave zyrtare në mbrojtje të rendit, ligjit e kushtetushmërisë së vendit.

Sindikata e Policisë së Kosovës

5
SHARES
67
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Postimi i mëparshëm

Sindikata e Policisë së Kosovës dënon ashpër sulmet ndaj zyrtarëve policorë

Postimi tjetër

Në ambientet e DRP-së në Prishtinë është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi mes Sindikatës së PK-së – DRP- Prishtinë dhe me Laboratorin ‘Dina’ – Drenas

Te Fundit

Me kërkesë të Sindikatës së Policisë së Kosovës, me datë 25.01.2024, në drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Kosovës është mbajtur takimi me përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe të udhëhequr nga Zonja Margaret Belof.

Komunikata për media nga Sindikata e Policisë se Kosovës, suspendime te ngutshme dhe pa bazë  te zyrtareve policor dëmtojnë rendë institucionin e policisë se Kosovës

by SPK
27 Shkurt, 2026
0

Komunikata për media nga Sindikata e Policisë se Kosovës, suspendime te ngutshme dhe pa bazë  te zyrtareve policor dëmtojnë rendë...

Pjesëmarrja e SPK-së në Punëtorinë Sindikale të BSPK-së

Pjesëmarrja e SPK-së në Punëtorinë Sindikale të BSPK-së

by SPK
25 Shkurt, 2026
0

Sindika­ta e Policisë së Kosovës mori pjesë në Punëtorinë Sindikale dyditore të organizuar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të...

Sindikata e Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Departamentin e Trajnimeve të Policisë së Kosovës, ka mbështetur organizimin e punëtorisë dy-ditore për instruktorët e Policisë së Kosovës, me fokus në qasjet bashkëkohore në mësimdhënien policore.

Në hapjen e punëtorisë morën pjesë Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, z. Avdi Hoti, si dhe Nënkryetarja, znj....

Me kërkesë të Sindikatës së Policisë së Kosovës, me datë 25.01.2024, në drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Kosovës është mbajtur takimi me përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe të udhëhequr nga Zonja Margaret Belof.

Sindikata e Policisë së Kosovës konstaton se çdo lajmërim i rremë ndaj zyrtarëve policorë duhet të ndëshkohet për lajmërim të rremë

by SPK
25 Shkurt, 2026
0

Sindikata e Policisë së Kosovës përgëzon punën profesionale të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) lidhur me rastin e fundit, ku...

Postimi tjetër
Me kërkesë të Sindikatës së Policisë së Kosovës, me datë 25.01.2024, në drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Kosovës është mbajtur takimi me përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe të udhëhequr nga Zonja Margaret Belof.

Në ambientet e DRP-së në Prishtinë është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi mes Sindikatës së PK-së – DRP- Prishtinë dhe me Laboratorin ‘Dina’ – Drenas

© 2022 Sindikata e Policise se Kosoves.

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Komunikatat
  • Visioni/Misioni
  • Statuti
  • Dokumente
  • Ligji i Policisë
  • Forma-Kërkesë
  • E-MAIL
  • Galeria
  • Kontakti

© 2022 Sindikata e Policise se Kosoves.