19 shtator 2023
Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale rreth zhvillimeve në Flotën Operative dhe në Departamentin e Mirëmbajtjes së Objekteve në Policinë e Kosovës.
Lidhur me çështjen e pakënaqësive të pjesëtarëve të stafit civil, që punojnë në kuadër të Policisë së Kosovës, u vendos që secila nga shoqatat rajonale të caktojë nga një përfaqësues të tyre dhe të takohemi me Këshillin Drejtues të Sindikatës për të shqyrtuar kërkesat e tyre.
Çështja tjetër që u diskutua në këtë takim ishte organizimi i lojërave sportive për nderë të zyrtarëve policorë të rënë në kryerje të detyrës zyrtare, data e mbajtjes dhe veprimet tjera organizative.
Po ashtu, u diskutua për pakënaqësitë rreth implementimit të orarit 5+5+5 për të cilën çështje u vendos që të kërkohet një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës. /Sindikata e Policisë së Kosovës