Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit Ndërkombëtar ndërmjet Sindikatës së Policisë së Kosovës (SPK) dhe Sindikatës së Policisë së Sllovenisë – OPS Podravje 


Si rezultat i përkushtimit të përbashkët për avancimin e të drejtave, dinjitetit dhe profesionalizmit të punonjësve të policisë, u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit Ndërkombëtar ndërmjet Sindikatës së Policisë së Kosovës (SPK) dhe Sindikatës së Policisë së Sllovenisë – OPS Podravje. Kjo marrëveshje shënon një moment të rëndësishëm historik për fortësimin e lidhjeve sindikale dhe zhvillimin e kapaciteteve profesionale në nivel ndërkombëtar.
Marrëveshjen e nënshkruan Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, z. Avdi Hoti, dhe Presidentja e Sindikatës së Policisë së Sllovenisë – OPS Podravje, znj. Anita Arzenšek, duke vendosur themelet e një bashkëpunimi të qëndrueshëm dhe të barabartë midis dy organizatave.
Ky bashkëpunim ka për qëllim:

Forcimin e solidaritetit sindikal ndërkombëtar dhe shkëmbimin e përvojave profesionale;

Organizimin e aktiviteteve profesionale, trajnimeve dhe seminareve të përbashkëta për përfaqësuesit sindikalë dhe punonjësit e policisë;

Zhvillimin e projekteve sociale, kulturore, sportive dhe edukative që kontribuojnë në mirëqenien e punonjësve;

Forcimin e bashkëpunimit institucional dhe sindikal në nivel evropian.
Ky nënshkrim vendos Sindikatën e Policisë së Kosovës në një rol të fuqishëm në rrjetin evropian të sindikatave policore, duke u bërë partner strategjik për bashkëpunime të ardhshme ndërkombëtare.
Gjatë vizitës zyrtare në Pejë, përfaqësuesit e të dy sindikatave zhvilluan takime profesionale, vizituan institucione kulturore dhe diskutuan planet e aktiviteteve të përbashkëta për vitin e ardhshëm, të cilat do të forcojnë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërkombëtar midis Kosovës dhe Sllovenisë.
Kjo marrëveshje është dëshmi e qartë se bashkëpunimi dhe solidariteti ndërkombëtar janë shtylla themelore të zhvillimit sindikal dhe mbrojtjes së të drejtave të punonjësve të policisë.
Signing of the International Cooperation Agreement between the Kosovo Police Trade Union (SPK) and the Slovenian Police Union – OPS Podravje 


As a result of the joint commitment to advancing the rights, dignity, and professionalism of police officers, the International Cooperation Agreement was signed between the Kosovo Police Trade Union (SPK) and the Slovenian Police Union – OPS Podravje. This agreement marks a significant historical moment in strengthening union ties and developing professional capacities at the international level.
The agreement was signed by Avdi Hoti, Chairman of the Kosovo Police Trade Union, and Anita Arzenšek, President of the Slovenian Police Union – OPS Podravje, laying the foundations for a sustainable and equal partnership between the two organizations.
This cooperation aims to:

Strengthen international union solidarity and exchange professional experiences;

Organize joint professional activities, training sessions, and seminars for union representatives and police officers;

Develop social, cultural, sports, and educational projects that contribute to the well-being of employees;

Strengthen institutional and union cooperation at the European level.
This signing positions the Kosovo Police Trade Union as a strong actor in the European network of police unions, becoming a strategic partner for future international collaborations.
During the official visit to Peja, representatives of both unions held professional meetings, visited cultural institutions, and discussed plans for joint activities in the coming year, which will strengthen relations and international cooperation between Kosovo and Slovenia.