Nënshkruhet marrëveshja mes Sindikatës së Policisë së Kosovës dhe Spitalit Amerikan në Prishtinë
Me 28 korrik 2022, në ambientet e Spitalit Amerikan “American Hospital Kosova” SH.P.K në Prishtinë i përfaqësuar nga Z. Igli Larashi në cilësinë e Drejtorit Ekzekutiv dhe nga Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Z. Imer Zeqiri, duke u mbështetur në kërkesën e Sindikatës së Policisë së Kosovës, u nënshkrua Marrëveshja e bashkëpunimit për ofrimin e shërbimeve mjekësore.
Në ketë marrëveshje janë të përfshira të gjitha shërbimet mjekësore. Kontrolli mjekësor do të behet sipas nevojës eventuale të paraqitur për ekzaminim apo mjekim të natarëve të marrësit të Shërbimeve të cilat kanë nevojë për shërbime të tilla mjekësore.
Ofruesi i Shërbimit ofron 20% ulje në të gjitha shërbimet mjekësore për anëtaret e lartë cekur.
Në ketë marrëveshje janë të përfshirë anëtaret e Sindikatës të Policisë së Kosovës dhe anëtaret e ngushtë të familjarëve të tyre.
Informacionet më të hollësishme mund t’i gjeni në marrëveshjen e publikuar në web faqe (www.spk-rk.eu) tek rubrika “Marrëveshjet”.
Shkarko marreveshjen: Nënshkruhet marrëveshja mes Sindikatës së Policisë së Kosovës dhe Spitalit Amerikan në Prishtinë






