Sindikata e Policisë së Kosovës, në kuadër të projektit të mbështetur nga Olof Palme International Center ka organizuar ‘Sesionin Informativ’ në Shoqatën Sindikale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës.
Sesioni informativ u mbajt në sallën e konferencave “Orion” në Prishtinë.
Në këtë seancë u diskutua për strukturën e sindikatës në qendër dhe degët sindikale. Fokusi i veçantë i trajnimit ishte formimi i komiteteve të grave nga çdo degë, për të rritur pjesëmarrjen e grave sindikaliste në strukturat vendimmarrëse dhe përfshirjen e tyre në dialogun social.
Ndër të tjera, temat e përzgjedhura të këtij sesioni informues janë: “Funksionalizimi dhe ngritja e kapaciteteve të Rrjetit të Gruas” – SPK, “Perspektiva Gjinore” – PEN (Rrjeti i Edukatorëve të Bashkëmoshatarëve), “Struktura e dialogut social” – QPA (Qendra për Politikë dhe Avokim).
Sesione të tilla informuese do të organizohen edhe në rajonet tjera të Sindikatës së Policisë së Kosovës.
Në mbrojtje të atyre që mbrojnë të tjerët
KOMUNIKATË PËR MEDIA Në mbrojtje të atyre që mbrojnë të tjerët Prishtinë, 6 tetor 2026 Këshilli Drejtues i Sindikatës së...






