Më datë 20 maj 2025, Sindikata e Policisë së Kosovës ka pranuar një letër urimi nga Këshilli Evropian i Sindikatave të Policisë (CESP), nënshkruar nga Presidenti Ricardo Valadas, me rastin e zgjedhjes së z. Avdi Hoti në pozitën e Kryetarit të Sindikatës së Policisë së Kosovës dhe znj. Edita Azemi në pozitën e Nënkryetares së Sindikatës së PK-së.
Në këtë letër, CESP shpreh urimet më të përzemërta për zgjedhjen në pozitat udhëheqëse dhe vlerëson besimin që strukturat sindikale dhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë treguar për drejtuesit e rinj. Gjithashtu, theksohet rëndësia e përkushtimit për ndryshime pozitive dhe avancimin e të drejtave dhe mirëqenies së pjesëtarëve të policisë, si dhe roli i pazëvendësueshëm që ka sindikata në mbrojtjen e interesit të punonjësve dhe të sigurisë publike.
CESP vlerëson udhëheqjen e re si frymëzuese dhe shpreh gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë në të ardhmen, në funksion të forcimit të lëvizjes sindikale dhe mbështetjes së profesionistëve të zbatimit të ligjit.
Në emër të Sindikatës së Policisë së Kosovës, falënderojmë CESP për këtë vlerësim të çmuar dhe për përkrahjen e vazhdueshme.
Me respekt,
Sindikata e Policisë së Kosovës






