E mërkurë, 24 Qershor, 2026
No Result
View All Result
ENGLISH SRPSKI
Sindikata e Policisë së Kosovës
Italian Trulli
  • BALLINA
  • Komunikatat
  • Visioni/Misioni
  • Statuti
  • Dokumente
  • Ligji i Policisë
  • Forma-Kërkesë
  • E-MAIL
  • Galeria
  • Kontakti
  • BALLINA
  • Komunikatat
  • Visioni/Misioni
  • Statuti
  • Dokumente
  • Ligji i Policisë
  • Forma-Kërkesë
  • E-MAIL
  • Galeria
  • Kontakti
No Result
View All Result
Sindikata e Policisë së Kosovës
11 Korrik, 2025

URIME DIPLOMIMI I GJENERATËS SË 62-të TË POLICISË SË KOSOVËS

URIME DIPLOMIMI I GJENERATËS SË 62-të TË POLICISË SË KOSOVËS

Sindikata e Policisë së Kosovës, në këtë ditë të veçantë kur diplomon gjenerata e 62-të e Policisë së Kosovës, me 279 kadetë të rinj që i bashkohen me krenari radhëve të saj, shpreh mirënjohjen dhe falënderimet më të sinqerta për të gjithë ata që kontribuan në arritjen e këtij momenti të rëndësishëm.

Jemi thellësisht krenarë për kadetët që, pas një periudhe të përkushtuar trajnimesh, janë të gatshëm të marrin përgjegjësinë e shërbimit në mbrojtje të qytetarëve të Republikës së Kosovës, me ndershmëri, profesionalizëm dhe integritet. Ky është jo vetëm një hap i madh në jetën tuaj profesionale, por edhe një shtyllë e re në ndërtimin e një shoqërie më të sigurt dhe më të drejtë për të gjithë.

Kjo ceremoni shtetërore e organizuar me dinjitet dhe solemnitet u nderua me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të institucioneve shtetërore, përfaqësuesve të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të Policisë së Kosovës dhe mysafirëve të nderuar.

Në këtë ditë të veçantë, na nderoi me praninë e tij edhe Sekretari i Përgjithshëm i Sindikatës së Policisë së Maqedonisë së Veriut, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të tij si dhe përfaqësues të lartë nga Akademia e Policisë së Maqedonisë së Veriut. Pjesëmarrja e tyre i dha ceremonisë një dimension të rëndësishëm ndërkombëtar dhe tregoi qartësisht përkushtimin tonë për të forcuar bashkëpunimin rajonal ndërmjet institucioneve policore dhe sindikale, duke ndërtuar ura bashkëpunimi që kontribuojnë në siguri të qëndrueshme dhe paqe të përbashkët.

Një falënderim i posaçëm u drejtohet instruktorëve profesionalë për punën e palodhshme, familjarëve për mbështetjen e pakusht dhe të gjithë atyre që, me përkushtim të heshtur, e bënë të mundur këtë sukses.

Sindikata e Policisë së Kosovës do të qëndrojë gjithmonë përkrah çdo zyrtari policor, duke mbrojtur të drejtat e tyre dhe duke e fuqizuar zërin e tyre në të gjitha nivelet. Ne qëndrojmë krenarisht mbrapa punës suaj fisnike, duke besuar thellë se përkushtimi juaj është themeli i sigurisë dhe lirisë në vendin tonë.

Me kurajo, profesionalizëm dhe vendosmëri, ne do të vazhdojmë ta ngremë lart zërin dhe dinjitetin e çdo pjesëtari të Policisë së Kosovës. Sepse forca jonë është në unitet, dinjiteti ynë në shërbim, dhe e ardhmja jonë në drejtësi!

Urime dhe suksese në rrugëtimin tuaj të ri profesional!

 

Me respekt dhe mirënjohje,

Sindikata e Policisë së Kosovës

 

8
SHARES
95
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Postimi i mëparshëm

NJOFTIM PËR ANËTARËT E SINDIKATËS SË POLICISË SË KOSOVËS

Postimi tjetër

Sindikata e Policisë së Kosovës i drejtohet Avokatit të Popullit për monitorimin e të drejtave të zyrtarëve policorë të ndaluar

Te Fundit

Me kërkesë të Sindikatës së Policisë së Kosovës, me datë 25.01.2024, në drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Kosovës është mbajtur takimi me përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe të udhëhequr nga Zonja Margaret Belof.

Sindikata e Policisë së Kosovës mbështeti realizimin e Zyrës së Seancave Psikologjike në kuadër të Drejtorisë së Shërbimeve Shëndetësoret të PK-së

by SPK
18 Qershor, 2026
0

Me mbështetjen e Sindikatës së Policisë së Kosovës në realizimin e projektit të donacionit për Zyrën e Seancave Psikologjike, Drejtoria...

MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI NDËRMJET SINDIKATËS SË POLICISË SË KOSOVËS DHE KOLEGJIT AAB

by SPK
15 Qershor, 2026
0

  SHKARKO: MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI NDËRMJET SINDIKATËS SË POLICISË SË KOSOVËS DHE KOLEGJIT AAB Sindikata e Policisë së Kosovës (SPK) dhe...

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, realizoi një vizitë zyrtare në Drejtorinë Rajonale Mitrovicë Jug

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, realizoi një vizitë zyrtare në Drejtorinë Rajonale Mitrovicë Jug

by SPK
3 Qershor, 2026
0

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, realizoi një vizitë zyrtare në Drejtorinë Rajonale...

Me kërkesë të Sindikatës së Policisë së Kosovës, me datë 25.01.2024, në drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Kosovës është mbajtur takimi me përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe të udhëhequr nga Zonja Margaret Belof.

SINDIKATA E POLICISË SË KOSOVËS NËNSHKRUAN MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME LABORATORIN EXACTLAB

by SPK
2 Qershor, 2026
0

Me qëllim të zgjerimit të përfitimeve për anëtarësinë e Sindikatës së PK-së dhe kujdesit më të mirë për shëndetin e...

Postimi tjetër

Sindikata e Policisë së Kosovës i drejtohet Avokatit të Popullit për monitorimin e të drejtave të zyrtarëve policorë të ndaluar

© 2022 Sindikata e Policise se Kosoves.

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Komunikatat
  • Visioni/Misioni
  • Statuti
  • Dokumente
  • Ligji i Policisë
  • Forma-Kërkesë
  • E-MAIL
  • Galeria
  • Kontakti

© 2022 Sindikata e Policise se Kosoves.