E mërkurë, 24 Qershor, 2026
No Result
View All Result
ENGLISH SRPSKI
Sindikata e Policisë së Kosovës
Italian Trulli
  • BALLINA
  • Komunikatat
  • Visioni/Misioni
  • Statuti
  • Dokumente
  • Ligji i Policisë
  • Forma-Kërkesë
  • E-MAIL
  • Galeria
  • Kontakti
  • BALLINA
  • Komunikatat
  • Visioni/Misioni
  • Statuti
  • Dokumente
  • Ligji i Policisë
  • Forma-Kërkesë
  • E-MAIL
  • Galeria
  • Kontakti
No Result
View All Result
Sindikata e Policisë së Kosovës
16 Korrik, 2025

Sindikata e Policisë së Kosovës i drejtohet Avokatit të Popullit për monitorimin e të drejtave të zyrtarëve policorë të ndaluar

 

Sindikata e Policisë së Kosovës i drejtohet Avokatit të Popullit për monitorimin e të drejtave të zyrtarëve policorë të ndaluar

Prishtinë, 16 Korrik 2025

Sot, Sindikata e Policisë së Kosovës (SPK), në cilësinë e përfaqësimit të interesave dhe të drejtave të zyrtarëve policorë, i është drejtuar zyrtarisht Avokatit të Popullit, z. Naim Qelaj, me kërkesë për përfshirje aktive në monitorimin dhe vlerësimin e të drejtave të pesë zyrtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët aktualisht ndodhen në mbajtje lidhur me rastin e ndodhur në Lipjan, ku një i ri ka humbur jetën.

Përmes kësaj kërkese zyrtare, SPK ka theksuar rëndësinë e:

Mbikëqyrjes së respektimit të të drejtave themelore të të ndaluarve; Vlerësimit të proporcionalitetit të masës së ndalimit, ku SPK konsideron se masa e ndalimit ka qenë e panevojshme dhe se kanë ekzistuar mundësi për masa më të arsyeshme; Parandalimit të stigmatizimit publik dhe përdorimit të gjuhës paragjykuese ndaj zyrtarëve policorë; Garancisë për një proces të drejtë dhe të paanshëm ligjor.

Veprimet e SPK-së që nga momenti i ngjarjes

Me të ndodhur rasti, SPK ka qenë aktive dhe e pranishme pranë kolegëve të ndaluar dhe familjeve të tyre. Kryetari i Sindikatës, bashkë me bashkëpunëtorët e tij, ka vizituar familjet e pesë zyrtarëve policorë të ndaluar, duke ju shprehur përkrahje të plotë institucionale, morale dhe juridike.

Po ashtu, është zhvilluar një takim në Stacionin Policor në Lipjan për të informuar dhe bashkëbiseduar me kolegët lidhur me zhvillimet dhe për të ofruar mbështetje konkrete.

Në mbrojtje të integritetit profesional të zyrtarëve tanë, Sindikata ka bërë reagimin zyrtar në televizionin publik të RTK-së lidhur me rastin e ndodhur, duke kërkuar nga të gjithë akterë vendor institucional dhe mediatik që të kenë një qasje të paanshme, profesionale dhe të balancuar në pasqyrimin e ngjarjes.

Gjithashtu, SPK u bën apel ish-eprorëve dhe ish-zyrtarëve policorë, të cilët janë tashmë të pensionuar ose për arsye të ndryshme nuk janë më aktivë në kuadër të Policisë së Kosovës, që në paraqitjet e tyre publike në media të shkruara apo elektronike, të jenë të kujdesshëm, të saktë dhe profesionalë në deklaratat e tyre.

 

Ftojmë që çdo prononcim të bëhet në përputhje me Ligjin për Policinë e Kosovës, rregulloret dhe udhëzimet administrative të PK-së, duke pasur parasysh se fjala e tyre ka peshë dhe ndikim në opinionin publik dhe në imazhin e Policisë së Kosovës.

SPK rikujton se nuk ndërhyn në procesin hetimor dhe nuk paragjykon rrjedhën e drejtësisë, por është e obliguar të kërkojë që ndaj çdo zyrtari të Policisë së Kosovës të ketë trajtim të drejtë, human dhe ligjor, në përputhje me të gjitha standardet vendore dhe ndërkombëtare.

 

SPK – gjithmonë në mbrojtje të të drejtave të zyrtarëve policorë.

 

 

 

8
SHARES
97
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Postimi i mëparshëm

URIME DIPLOMIMI I GJENERATËS SË 62-të TË POLICISË SË KOSOVËS

Postimi tjetër

Reagim i Sindikatës së Policisë së Kosovës

Te Fundit

Me kërkesë të Sindikatës së Policisë së Kosovës, me datë 25.01.2024, në drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Kosovës është mbajtur takimi me përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe të udhëhequr nga Zonja Margaret Belof.

Sindikata e Policisë së Kosovës mbështeti realizimin e Zyrës së Seancave Psikologjike në kuadër të Drejtorisë së Shërbimeve Shëndetësoret të PK-së

by SPK
18 Qershor, 2026
0

Me mbështetjen e Sindikatës së Policisë së Kosovës në realizimin e projektit të donacionit për Zyrën e Seancave Psikologjike, Drejtoria...

MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI NDËRMJET SINDIKATËS SË POLICISË SË KOSOVËS DHE KOLEGJIT AAB

by SPK
15 Qershor, 2026
0

  SHKARKO: MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI NDËRMJET SINDIKATËS SË POLICISË SË KOSOVËS DHE KOLEGJIT AAB Sindikata e Policisë së Kosovës (SPK) dhe...

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, realizoi një vizitë zyrtare në Drejtorinë Rajonale Mitrovicë Jug

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, realizoi një vizitë zyrtare në Drejtorinë Rajonale Mitrovicë Jug

by SPK
3 Qershor, 2026
0

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, realizoi një vizitë zyrtare në Drejtorinë Rajonale...

Me kërkesë të Sindikatës së Policisë së Kosovës, me datë 25.01.2024, në drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Kosovës është mbajtur takimi me përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe të udhëhequr nga Zonja Margaret Belof.

SINDIKATA E POLICISË SË KOSOVËS NËNSHKRUAN MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME LABORATORIN EXACTLAB

by SPK
2 Qershor, 2026
0

Me qëllim të zgjerimit të përfitimeve për anëtarësinë e Sindikatës së PK-së dhe kujdesit më të mirë për shëndetin e...

Postimi tjetër
Me kërkesë të Sindikatës së Policisë së Kosovës, me datë 25.01.2024, në drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Kosovës është mbajtur takimi me përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe të udhëhequr nga Zonja Margaret Belof.

Reagim i Sindikatës së Policisë së Kosovës

© 2022 Sindikata e Policise se Kosoves.

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Komunikatat
  • Visioni/Misioni
  • Statuti
  • Dokumente
  • Ligji i Policisë
  • Forma-Kërkesë
  • E-MAIL
  • Galeria
  • Kontakti

© 2022 Sindikata e Policise se Kosoves.