E martë, 17 Nëntor, 2026
No Result
View All Result
ENGLISH SRPSKI
Sindikata e Policisë së Kosovës
Italian Trulli
  • BALLINA
  • Komunikatat
  • Visioni/Misioni
  • Statuti
  • Dokumente
  • Ligji i Policisë
  • Forma-Kërkesë
  • E-MAIL
  • Galeria
  • Kontakti
  • BALLINA
  • Komunikatat
  • Visioni/Misioni
  • Statuti
  • Dokumente
  • Ligji i Policisë
  • Forma-Kërkesë
  • E-MAIL
  • Galeria
  • Kontakti
No Result
View All Result
Sindikata e Policisë së Kosovës
16 Nëntor, 2026

PËRFUNDON TURNEU SPORTIV TRADICIONAL NË NDERIM TË 26 HERONJVE TË POLICISË SË KOSOVËS

Auto Draft
Prishtinë, 24 tetor 2026
Sindikata e Policisë së Kosovës ka përmbyllur sot, më 24 tetor 2026, në Qendrën Sportive “Shani Nushi” në Gjakovë, turneun sportiv tradicional kushtuar 26 zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës zyrtare, të cilët kujtohen me nderim si heronj të Policisë së Kosovës.
Turneu, i cili filloi më 23 tetor 2026, përfshiu garat në futboll, volejboll, shah dhe shenjëtari. Gjatë zhvillimit të garave, ekipet dhe pjesëmarrësit dëshmuan angazhim, përkushtim dhe frymë të lartë sportive, duke e shndërruar këtë ngjarje në një aktivitet që ndërthur sportin, bashkëpunimin dhe respektin për sakrificën e zyrtarëve policorë të rënë në detyrë.
Rezultatet përfundimtare sipas disiplinave sportive:
Futboll
Vendi i parë: DRP – Pejë
Vendi i dytë: DRP – Prishtinë
Vendi i tretë: NJSO – Mitrovicë
Volejboll
Vendi i parë: DRP – Gjilan
Vendi i dytë: DRP – Pejë
Vendi i tretë: DRP – Gjakovë
Shah
Vendi i parë: Valon Selimi
Vendi i dytë: Avni Fazlia
Vendi i tretë: Fadil Morina
Shenjëtari
Vendi i parë: DNJS – Prishtinë
Vendi i dytë: DRP – Prizren
Vendi i tretë: DRP – Gjilan.
Në kuadër të garave të futbollit, Rison Avdyli u shpall lojtari më i mirë, ndërsa Admir Vrevic, u vlerësua si portieri më i mirë i turneut dhe lojtari me ferplay, Mentor Morina.
Ceremonia përmbyllëse u zhvillua në prani të përfaqësuesve të institucioneve, sindikatave, familjarëve të zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës, si dhe përfaqësuesve të lartë të Policisë së Kosovës.
Gjatë ceremonisë, Sindikata e Policisë së Kosovës ndau mirënjohje për organizatorët, gjyqtarët dhe sportistët e dalluar, ndërsa fituesit u nderuan me medalje dhe kupa për tri vendet e para në disiplinat përkatëse.
Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, z. Avdi Hoti, së bashku bashkëpunëtorë, ndanë kupat për ekipet dhe garuesit fitues, duke vlerësuar kontributin e të gjithë pjesëmarrësve në organizimin dhe realizimin e suksesshëm të këtij aktiviteti sportiv.
Turneu sportiv tradicional përfaqëson një shprehje të respektit dhe mirënjohjes së vazhdueshme për sakrificën e 26 zyrtarëve policorë që humbën jetën në krye të detyrës zyrtare. Përmes kësaj ngjarjeje, Sindikata e Policisë së Kosovës riafirmon rëndësinë e ruajtjes së kujtimit të tyre, të forcimit të solidaritetit ndërmjet zyrtarëve policorë dhe të kultivimit të frymës së bashkëpunimit përmes sportit.
Lavdi e përjetshme heronjve të Policisë së Kosovës!

https://www.facebook.com/share/p/1E39GcafEj/

43
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Postimi i mëparshëm

Sindikata e Policisë së Kosovës nderon 26 heronjtë e rënë në krye të detyrës përmes turneut tradicional sportiv

Postimi tjetër

URIME DIPLOMIMI I GJENERATËS SË 63-të TË POLICISË SË KOSOVËS!

Te Fundit

Auto Draft

by SPK
16 Nëntor, 2026
0

Sindikata e Policisë së Kosovës ka pranuar nga donatori Arkatana një shtëpi të re, me sipërfaqe mbi 100 m² dhe...

Auto Draft

URIME DIPLOMIMI I GJENERATËS SË 63-të TË POLICISË SË KOSOVËS!

by SPK
16 Nëntor, 2026
0

Sindikata e Policisë së Kosovës, me rastin e diplomimit të Gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës, shpreh urimet më...

Auto Draft

PËRFUNDON TURNEU SPORTIV TRADICIONAL NË NDERIM TË 26 HERONJVE TË POLICISË SË KOSOVËS

by SPK
16 Nëntor, 2026
0

Prishtinë, 24 tetor 2026 Sindikata e Policisë së Kosovës ka përmbyllur sot, më 24 tetor 2026, në Qendrën Sportive “Shani...

Auto Draft

Sindikata e Policisë së Kosovës nderon 26 heronjtë e rënë në krye të detyrës përmes turneut tradicional sportiv

by SPK
16 Nëntor, 2026
0

Prishtinë, 23 tetor 2026 Sindikata e Policisë së Kosovës, duke i përkujtuar dhe nderuar 26 zyrtarët policorë të rënë në...

Postimi tjetër
Auto Draft

URIME DIPLOMIMI I GJENERATËS SË 63-të TË POLICISË SË KOSOVËS!

© 2022 Sindikata e Policise se Kosoves.

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Komunikatat
  • Visioni/Misioni
  • Statuti
  • Dokumente
  • Ligji i Policisë
  • Forma-Kërkesë
  • E-MAIL
  • Galeria
  • Kontakti

© 2022 Sindikata e Policise se Kosoves.