Sindikata e Policisë së Kosovës, me rastin e diplomimit të Gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës, shpreh urimet më të përzemërta për të gjithë kadetët e rinj që sot i bashkohen radhëve të Policisë së Kosovës.
Ky është një moment i rëndësishëm në rrugëtimin tuaj profesional, por njëkohësisht edhe një përgjegjësi e madhe ndaj qytetarëve dhe Republikës së Kosovës. Ju urojmë që detyrën e shenjtë të policit ta ushtroni me ndershmëri, profesionalizëm, integritet dhe përkushtim.
Falënderojmë instruktorët për punën dhe angazhimin e tyre, familjarët për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe të gjithë ata që kontribuuan në përgatitjen e kësaj gjenerate.
Sindikata e Policisë së Kosovës do të jetë gjithmonë në mbështetje të çdo zyrtari policor, duke mbrojtur të drejtat, dinjitetin dhe interesat e tyre profesionale.
Uniforma që sot e bartni është nder, përgjegjësi dhe besim i qytetarëve. Ruajeni me krenari dhe shërbejini vendit me dinjitet!
Urime dhe suksese në rrugëtimin tuaj profesional!
SINDIKATA E POLICISË SË KOSOVË







