E enjte, 12 Mars, 2026
No Result
View All Result
ENGLISH SRPSKI
Sindikata e Policisë së Kosovës
Italian Trulli
  • BALLINA
  • Komunikatat
  • Visioni/Misioni
  • Statuti
  • Dokumente
  • Ligji i Policisë
  • Forma-Kërkesë
  • E-MAIL
  • Galeria
  • Kontakti
  • BALLINA
  • Komunikatat
  • Visioni/Misioni
  • Statuti
  • Dokumente
  • Ligji i Policisë
  • Forma-Kërkesë
  • E-MAIL
  • Galeria
  • Kontakti
No Result
View All Result
Sindikata e Policisë së Kosovës
21 Korrik, 2025

Reagim i Sindikatës së Policisë së Kosovës

Me kërkesë të Sindikatës së Policisë së Kosovës, me datë 25.01.2024, në drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Kosovës është mbajtur takimi me përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe të udhëhequr nga Zonja Margaret Belof.

Reagim i Sindikatës së Policisë së Kosovës

 

Prishtinë, 21 Korrik 2025

 

Sindikata e Policisë së Kosovës (SPK) e mirëpret dhe përshëndet vendimin e Gjykatës së Apelit lidhur me rastin ndaj pesë zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Lipjan, për të cilët ishte caktuar masa e paraburgimit nën dyshimin për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”.

Ky vendim i Gjykatës së Apelit, që anulon aktvendimin e Gjykatës Themelore dhe e kthen çështjen në rivendosje, është një hap i rëndësishëm drejt respektimit të parimeve të drejtësisë dhe të procesit të rregullt ligjor. Vendimi gjithashtu thekson mungesën e analizës së plotë të provave relevante dhe të besueshme, duke nënvizuar nevojën për qasje objektive dhe të paanshme në çdo rast që përfshin zyrtarë të rendit.

 

Sindikata e Policisë së Kosovës shpreh shqetësimin e saj të thellë për mënyrën e papërgjegjshme dhe tendencioze të raportimit nga disa media të shkruara dhe elektronike, të cilat edhe pas vendimit të Gjykatës së Apelit vazhdojnë të përdorin gjuhë stigmatizuese, duke e cilësuar këtë rast si “vrasje” pa asnjë fakt, provë apo vendim përfundimtar gjyqësor. Këto veprime jo vetëm që bien ndesh me etikën profesionale të gazetarisë, por rrezikojnë edhe perceptimin publik ndaj një institucioni kyç të sigurisë – Policisë së Kosovës.

 

SPK u bën thirrje të gjitha institucioneve të drejtësisë që të veprojnë me profesionalizëm, paanshmëri dhe integritet të plotë, duke mos lejuar ndikime të jashtme, sidomos nga presioni mediatik, që cenon besimin qytetar dhe dëmton vetë procesin e drejtësisë.

Njëherësh, SPK u bën apel të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të mos bien pre e dezinformatave dhe etiketimeve të pabazuara. Policia e Kosovës është dhe mbetet në shërbim të rendit, ligjit dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duke garantuar sigurinë e secilit qytetar në çdo cep të vendit.

 

SPK do të qëndrojë gjithmonë në mbrojtje të të drejtave të zyrtarëve policorë dhe të integritetit të Policisë së Kosovës, duke kërkuar përgjegjësi të plotë për çdo përpjekje që synon të njollosë apo dëmtojë këtë institucion jetik për funksionimin e shtetit të së drejtës.

 

Në ditët në vijim, Sindikata e Policisë së Kosovës do të paraqesë ankesë zyrtare në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK), për shkak të raportimit të njëanshëm dhe joetik të disa mediave që kanë deformuar realitetin dhe kanë praktikuar vetgjyqësi në publik para se organet e drejtësisë të marrin vendimin përfundimtar. Ky veprim i Sindikatës është në funksion të mbrojtjes së të vërtetës dhe të zyrtarëve policorë, por edhe të ruajtjes së dinjitetit dhe profesionalizmit në komunikimin publik.

8
SHARES
101
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Postimi i mëparshëm

Sindikata e Policisë së Kosovës i drejtohet Avokatit të Popullit për monitorimin e të drejtave të zyrtarëve policorë të ndaluar

Postimi tjetër

Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet Prolab Medical Center & Laboratory dhe Sindikatës së Policisë së Kosovës

Te Fundit

Me kërkesë të Sindikatës së Policisë së Kosovës, me datë 25.01.2024, në drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Kosovës është mbajtur takimi me përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe të udhëhequr nga Zonja Margaret Belof.

Komunikata për media nga Sindikata e Policisë se Kosovës, suspendime te ngutshme dhe pa bazë  te zyrtareve policor dëmtojnë rendë institucionin e policisë se Kosovës

by SPK
27 Shkurt, 2026
0

Komunikata për media nga Sindikata e Policisë se Kosovës, suspendime te ngutshme dhe pa bazë  te zyrtareve policor dëmtojnë rendë...

Pjesëmarrja e SPK-së në Punëtorinë Sindikale të BSPK-së

Pjesëmarrja e SPK-së në Punëtorinë Sindikale të BSPK-së

by SPK
25 Shkurt, 2026
0

Sindika­ta e Policisë së Kosovës mori pjesë në Punëtorinë Sindikale dyditore të organizuar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të...

Sindikata e Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Departamentin e Trajnimeve të Policisë së Kosovës, ka mbështetur organizimin e punëtorisë dy-ditore për instruktorët e Policisë së Kosovës, me fokus në qasjet bashkëkohore në mësimdhënien policore.

Sindikata e Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Departamentin e Trajnimeve të Policisë së Kosovës, ka mbështetur organizimin e punëtorisë dy-ditore për instruktorët e Policisë së Kosovës, me fokus në qasjet bashkëkohore në mësimdhënien policore.

by SPK
25 Shkurt, 2026
0

Në hapjen e punëtorisë morën pjesë Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, z. Avdi Hoti, si dhe Nënkryetarja, znj....

Me kërkesë të Sindikatës së Policisë së Kosovës, me datë 25.01.2024, në drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Kosovës është mbajtur takimi me përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe të udhëhequr nga Zonja Margaret Belof.

Sindikata e Policisë së Kosovës konstaton se çdo lajmërim i rremë ndaj zyrtarëve policorë duhet të ndëshkohet për lajmërim të rremë

by SPK
25 Shkurt, 2026
0

Sindikata e Policisë së Kosovës përgëzon punën profesionale të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) lidhur me rastin e fundit, ku...

Postimi tjetër

Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet Prolab Medical Center & Laboratory dhe Sindikatës së Policisë së Kosovës

© 2022 Sindikata e Policise se Kosoves.

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Komunikatat
  • Visioni/Misioni
  • Statuti
  • Dokumente
  • Ligji i Policisë
  • Forma-Kërkesë
  • E-MAIL
  • Galeria
  • Kontakti

© 2022 Sindikata e Policise se Kosoves.