Sindikata e Policisë së Kosovës ka pranuar një donacion prej 10 shtëpizash të avancuara kompjuterike nga donatori nga mërgata, z. Zejadin Dedinca.
Me dëshirën e donatorit, ky donacion është dedikuar për Stacionin Policor Obiliq, duke kontribuar në përmirësimin e kushteve të punës dhe fuqizimin e kapaciteteve teknologjike për punonjësit e policisë.
Sindikata e Policisë së Kosovës shpreh mirënjohje dhe falenderim për këtë donacion.



